Kisha Ortodokse Sërbe: Negociatat për statusin juridik të KOS në Kosovë, janë trillime

Sveti Arhijerejski Sabor SPC
Burim: SPC

Kisha Ortodokse Sërbe ka hedhur poshtë sot disa thënie mediatike mbi negociata për statusin juridik të KOS në Kosovë, duke theksuar se bëhet fjalë për trillime.

"Mes dhjetëra sulmeve dhe gënjeshtrave shpifëse ndaj KOS dhe mbi të gjitha ndaj udhëheqësit shpirtëror të miliona ortodoksëve sërb, Shenjtërisë së Tij Patriarkut Porfiri, po përhapen nga një konglomerat mediatike dhe më tej përmes rrjeteve sociale, një tjetër shpifje në të cilën përmenden Kryepeshkopi i Novi Sadit dhe Mitropoliti i Baçkës, Irinej. Nuk është e vështirë të depërtosh se është lajm fals dhe që ka të bëjë me bisedat e supozuara që Patriark Porfiri dhe Mitropoliti Irinej pretendohet se zhvillojnë rreth statusit të Kishës në Kosovë e Metohi u lëshua me parimin 'mbajeni hajdutin'". Ata që e sajuan dhe e lëshuan në eter këtë shpifje ndaj KOS, dëshirojnë që për llogari të Kurtit të nxisin edhe më tej destabilitetin tek populli sërb në Kosovë e Metohi” informon KOS.

Në njoftim kujtohet mesazhi i Patriarkut Porfiri nga konferenca shkencore e vitit të kaluar rreth Kosovës-që KOS nuk mund të jetë pjesë e asnjë negociate dhe marrëveshjeje rreth statusit të Kosovës.

"Për hir të popullit sërb, por edhe për hir të të gjithë besimtarëve tanë, do të përsërisim fjalët e patriarkut të thëna në tubimin shkencor rreth Kosovës e Metohisë, më 26 mars 2024, të cilat shprehin edhe qëndrimin e Mitropolitit Irinej për këtë çështje-Thuhet se çështja e pozitës juridike të KOS është 'çështja më komplekse politike' e negociatave për Kosovën e Metohinë. Pas tetë shekujsh pranie të pandërprerë në hapësirën e Kosovës e Metohisë, KOS nuk mund të jetë pjesë e cilësdo marrëveshjeje politike rreth statusit të Kosovës e Metohisë. Respektimi dhe mbrojtja e të drejtave njerëzore dhe veçanërisht, fetare, përfaqësojnë vlerë universale civilizuese sepse këto të drejta u përkasin të gjithëve dhe ato duhet t’i garantohen Kishës Sërbe dhe popullit të saj besimtar. Pra, të drejtat dhe liritë universale njerëzore dhe fetare nuk mund të jenë pjesë e negociatave për statusin dhe marrëveshjeve politike, ato nënkuptohen dhe garantohen nga aktet ligjore ndërkombëtare” kujtohen nga KOS.

Theksohet se bashkësia ndërkombëtare, e mishëruar tek Kombet e Bashkuara dhe Unioni Europian, është e detyruar të sigurojë respektimin e plotë të të gjitha të drejtave njerëzore dhe fetare në Kosovë.

“Kisha Ortodokse Sërbe nuk kërkon ‘të drejta të veçanta’ askund, madje as në Kosovë e Metohi. Veç kësaj, nuk mundet vetëm për KOS në Kosovë e Metohi si të “drejta të veçanta” të trajtohen si universale njerëzore dhe fetare. Mbrojtja e trashëgimisë kulturore të Kishës Sërbe dhe popullit në Kosovë e Metohi, të mirave të shenjta të paluajtshme dhe të luajtshme që kanë vlerë të madhe të përgjithshme civilizuese, kulturore, shpirtërore dhe historike, nuk mund të shihen vetëm në atë rast si “e drejtë e veçantë” e KOS”, theksohet në njoftim.

Tek "të drejtat e veçanta", vërehet, nuk përfshihet garantimi dhe respektimin e të drejtës për jetë, e dreja për liri lëvizjeje, e dreja për liri shprehjeje, e drejta për gëzim të pakufizuar të pronës së dikujt dhe të drejtave të tjera universale që i garantohen çdo njeriu nga aktet ligjore ndërkombëtare detyruese.

"Është e padiskutueshme se të drejtat dhe liritë e klerit, murgjve dhe besimtarëve, si dhe identiteti ortodoks sërb, prona sakrale dhe prona të tjera të KOS në Kosovë e Metohi janë të kërcënuara. KOS nuk mund të pranojë asnjë model ligjor dhe politik që është në kundërshtim me Ungjillin dhe egzistencën e saj tetëshekullore në Kosovë e Metohi. Kisha Ortodokse Sërbe ishte, është dhe mbetet Kisha e Krishtit në Kosovë e Metohi dhe kudo ku shtrihet juridiksioni i saj kanonik", konkludohet në njoftimin e KOS.

Reagimi i KOS erdhi pas spekulimeve në media se përfaqësuesit e kishës mund të nënshkruanin "akt themelor" me autoritetet në Kosovë, që ky dokument egziston dhe se është negociuar në emër të KOS pa specifikuar me kë, nga Patriarku Porfiri dhe Peshkopi Irinej i Baçkës.