Kompania e sigurimeve Dunav: Dënojmë bastisjen e Policisë Kosovare, do të bëjmë gjithçka që punonjësit tanë të ruajnë vendet e punës
Për rastin e bastisjes nga ana e Policisë Kosovare tek ambjentet e Kompanisë së Sigurimeve Dunav në Mitrovicën e Veriut, ka reaguar dhe kompania e mësipërme.
Sikurse bëhet e ditur në njoftimin e kompanisë së sigurimeve Dunav, „pas bastisjes së ambjenteve të Drejtorisë Tatimore në Mitrovicën e Kosovës, në shënjestrën e policisë së të ashtuquajturës Republika e Kosovës, u gjendën dhe zyrat e kompanisë së sigurimeve Dunav në këtë qytet të veriut të Kosovës”.
„Kompania e Sigurimeve Dunav, dënon ashpërsisht bastisjen e sotme të të ashtuquajturave institucione kosovare tek ambjentet tona, një ditë pas Krishtlindjes, një prej festave më të mëdha kristiane. Kjo tentativë për të frikësuar punonjësit në mënyrë poshtëruese dhe perfide në ditët kur komuniteti sërb feston ditët më të gëzuara, është një lloj presioni ndaj komunitetit sërb në tërësi dhe paraqet shkelje të rëndë të parimeve bazë të sigurisë juridike dhe praktikave profesionale të biznesit”, bëhet e ditur në njoftim dhe shtohet.
„Pavarësisht bastisjes në ambjentet tona që paraqet përpjekjen më të vrazhdë dhe absolutisht e papranueshme për frikësim, Kompania e Sigurimeve Dunav mbetet e përkushtuar për të ofruar mbështetje gjithë klientëve dhe punonjësve tanë. Do të bëjmë gjithçka që punonjësit tanë në territorin e Kosovës dhe Metohisë të ruajnë vendet e punës dhe rrogat e tyre. Do të vazhdojmë të punojmë për mbrojtjen e interesave të tyre, pavarësisht sfidave me të cilat përballemi”, shkruhet në fund të njoftimit.
0 komentet