Kostiq: Ndihma njëherëshe e Qeverisë së Sërbisë është mesazh që sërbët në Kosovë nuk janë të harruar
Dejan Kostiq i biri i Zoran Kostiqit nga Prilluzha i cili gjykohet për krime lufte të pretenduara, thekson se ndihma njëherëshe e Qeverisë së Sërbisë prej 300.000 dinarësh, ka mjaft domethënie për të mbuluar shpenzimet e gjyqit dhe se ky është mesazh i shtetit se sërbët në Kosovë nuk janë të harruar.
“Jo vetëm neve, por për të gjithë të tjerët që ndodhen aty ka domethënie, do të jetë e rëndësisë së madhe, pra do të mbulojë disa shpenzime të caktuara gjyqësore, pra vajtjen në seanca. Mirënjohje të madhe Qeverisë së Sërbisë, presidentit Vuçiq. Kjo është një lloj ndihme e madhe që ka mjaft domethënie. Mund të them lirshëm dhe se është mesazh i qeverisë sonë që populli këtu në Kosovë në situatat më të vështira, nuk është lënë në harresë”, ka thënë Kostiq.
Ky i fundit theksoi, se do të dëshironte që ndiohmën njëherëshe t’a priste dhe i ati i tij pas daljes nga paraburgimi, por që gjithçka pritet nga rrjedha e procesit.
Bëri të ditur se babai i tij është ndër burgosurit më të vjetër në moshë dhe se gjendja e tij shëndetësore është dëmtuar por që përpiqet që të mbahet.
“Ai është njeri 75 vjeçar, me probleme kardiake, me bajbase të vendosura në zemër dhe sëmundje të tjera shoqëruese. Deri më tani mbahet, sot në mëngjes folëm me të. Është mirë por që koha që kalon ndikon tek ai. Përpiqet që të mbahet, ndoshta fsheh diçka prej nesh dhe nuk thotë që është vështirë për të, por c’të bësh... Ne tentojmë që në çdo mënyrë të mundshme t’a ndihmojmë, por boll jemi të kufizuar në të gjithë këtë” shtoi Kostiq.
Ky i fundit tha se familja çdo muaj i dërgon barna, por që nuk e dinë nëse ai merr terapinë e duhur apo jo.
“Ne çdo muaj mbajmë racionet e tij. Nëse i merr apo jo, këtë nuk e dimë. Ai konsumon disa barna, por nuk e dimë se çfarë merr aty sepse i merr në gotë. Një ditë është mirë, një ditë është keq. Por që proporcionalisht me vitet e tij, ai përpiqet të sillet dhe të operojë pozitivisht” konkludoi Kostiq.
0 komentet