Lluçiq: E vërteta triumfoi, MTS do të bëhet lidere
Gjykata në Prishtinë pranoi ankesën e MTS.d.o.o. kundër vendimit të mëparshëm për fshirjen nga rregjistri të shoqërisë tregtare ndërsa Agjencia për Regjistrimin e Bizneseve (ARBK) u urdhërua të shqyrtojë të gjitha ndryshimet dhe të dhënat në regjistër duke respektuar rreptësisht Marrëveshjen e Brukselit dhe rregulloreve të tjera përkatëse.
Këtë e pati konfirmuar Kosovo Onlajn se u pranua ankesa e Telekomit kështu që kjo kompani mund të vazhdojë punën e saj pa pengesa.
Drejtori i përgjithshëm i Telekom Sërbia, Vlladimir Luçiq ka thënë se MTS d.o.o. është shoqëria e filjalit.
“Jemi jashtëzakonisht të kënaqur me vendimin e lartpërmendur, i cili konfirmon të vërtetën dhe rikthen sigurinë juridike për biznesin dhe funksionimin e MTS d.o.o., në përputhje me sundimin e ligjit. Pas një lufte të madhe dhe të vështirë, tani për tani ka fituar e vërteta, e cila ka rëndësi të madhe për punëtorët, abonentët dhe njerëzit tanë që jetojnë në Kosovë e Metohi. Ky është vetëm fillimi i punës dhe zhvillimit të mëtejshëm të MTS d.o.o., i cili me siguri do të bëhet lider me cilësinë dhe shumëllojshmërinë e shërbimeve të tij. Dhe këtë herë dua të them se sapo kemi filluar dhe se gjërat e mëdha po qëndrojnë para nesh! Veçanërisht dëshiroj të falënderoj presidentin e Republikës së Sërbisë, Aleksandar Vuçiq dhe përfaqësuesit e tjerë të institucioneve tona për punën e palodhur, përkushtimin e tyre gjatë kësaj procedure jashtëzakonisht të vështirë. Gjithashtu, një falenderim të madh i detyrohemi përfaqësuesve të bashkësisë ndërkombëtare dhe të gjithë aktorëve vullnetmirë të cilët na ndihmuan pa masë që në këtë rast e drejta dhe ligji të triumfojë” ka thënë Lluçiq, thuhet në deklaratën e Telekomit.
0 komentet