Milliqeviq: Problemet kyçe të komunitetit sërb janë destabilitetit politik, situata ekonomike dhe siguria
Drejtori egzekutiv i OJQ AKTIV Miodrag Milliqeviq sot në Prishtinë paraqiti raportin vjetor rreth pozitës së komunitetit sërb në Kosovë, sfidat dhe perspektivat. Miliqeviq ka thënë se gjatë hulumtimit është vërrejtur pesimizëm brenda komunitetit sërb ndërsa problemet më kyçe me të cilat sërbët ndeshen, janë destabiliteti politik, situata ekonomike dhe siguria.
Në hulumtimin “Analiza e trendeve 2024: Qëndrimet e komunitetit sërb në Kosovë”, të cilën OJQ AKTIV e publikoi për të nëntin vit radhazi, pasohen me ndryshimet tek opinioni publik në komunitetin e sërbëve kosovarë, nën fokusin kryesor tek shqetësimet, lirinë e fjalës, besimin tek politikanët dhe shumë çështje të tjera të rëndësisë kyçe të këtij komuniteti në Kosovë.
Milliqeviq gjatë prezantimit të raportit, u shpreh se metodologjia e hulumtimit nuk ka ndryshuar.
Vuri në dukje se disa nga gjetjet kryesore janë se madje në 91.2% të të anketuarve si nga veriu ashtu edhe nga jugu i Kosovës, besojnë se situata nuk shkon në drejtimin e duhur dhe se vetëm një në 10 të anketuar beson se jeta e sërbëve në Kosovë do të jetë më e mirë pas tre vitesh.
Milliqeviq thekson se problemet kryesore janë paqëndrueshmëria politike, situata ekonomike dhe çështja e sigurisë.
"Besimi tek vendimmarrësit është i tillë që 72.2% nuk i besojnë asnjë partie politike. Përsa i përket individëve, pavarësisht përqindjes së madhe të mosbesimit, nuk donin të shpreheshin. Lista Sërbe besohet tek 2.8% e të anketuarve. Një në tre i anketuar nga veriu beson se siguria e tyre është e kërcënuar dhe 70.9% e të anketuarve njohin dikë që është larguar nga Kosova. Që do të formohet BKS besojnë 25.8, 3.28% e të anketuarve kanë besim tek mediat, ndërsa 67.6% e të anketuarve nuk morën pjesë në regjistrimin e popullsisë në veri të Kosovës", janë disa nga të dhënat e paraqitura nga Milliqeviq.
Ky i fundit vëren se gjatë hulumtimit, u bë pyetje rreth ndikimit të heqjes së dinarit nga ana e Bankës Qëndrore të Kosovës. Vendim i tillë preku 80% të njerëzve në mënyrë negative, ndërsa 8.7% nuk ndikoi pasi ata nuk kanë të ardhura në dinarë, spegon Milliqeviq.
Kur diskutohet besimi tek institucionet, ka mbetur i pandryshuar, thotë Milliqeviq.
"Qeveria e Sërbisë gëzon besimin e 2.49% të të anketuarve dhe Zyrës për K&M 2.37%. Ata gëzojnë shkallën më të lartë të besimit dhe të dhënat treguan dhe besimin tek KFOR. Gjithashtu, pati rënie të ndjeshme të besimit tek Rusia. Ajo në vitin 2024 përbënte 44.7%, ndërsa në vitin 2020 ishte më shumë se 69%. Marrëveshja e Brukselit u rikthye në fokusin e komunitetit sërb si e vetmja alternativë e vlefshme, shikojmë rritje krahasuar me vitin e kaluar me 10%", shtoi ai.
Hulumtimi u krye edhe në lidhje me sigurinë. Sikurse tha Milliqeviq, në pesë vitet e fundit gjatë hulumtimit, 18.1% e të anketuarve thanë se siguria e tyre ishte e kërcënuar, 81.3% thanë se nuk ishin dhe 66% thanë se njihnin dikë që u largua nga Kosova në vitin 2024.
Drejtoresha egzekutive e Iniciativës së Re Shoqërore Jovana Radosavljeviq, thekson se në bazë të analizës kërkimore, kemi të dhëna tronditëse.
"Gjithë përshtypja që kam marrë, kur diskutohet pozita e komunitetit sërb në Kosovë, është se egziston gjendje zhgënjimi, si në kuadrin politik ashtu edhe në atë ekonomik, pra rrethanat në të cilat ndodhen, por edhe konkretisht tek rrethanat që kanë të bëjnë me vetë egzistencën e tyre. Të gjitha rezultatet e këtij hulumtimi, tregojnë rënie të besimit dhe kjo drastikisht tek institucionet, përgjithësisht tek situata e sigurisë në të cilën ndodhet ky komunitet, por gjithashtu dhe tek mundësitë që ky komunitet mund të ketë në këtë lloj shoqërie. Nga njëra anë, ne kemi këtë kolaps të besimit institucional, pra besimit tek institucionet që është në nivel shqetësues dhe të keq dhe që ka rënie konstante. Nga ana tjetër, është shumë e rëndësishme të përmendet fakti se ne nuk kemi përfaqësues politik që gëzojnë mbështetje të madhe, pra besimin e vetë qytetarëve", spegon Radosavljeviq.
Ky i fundit shton se përsa i përket vetë institucioneve kosovare, por dhe institucioneve sërbe, por edhe përfaqësimit politik, besimi është jashtëzakonisht i ulët dhe në një farë mënyre komuniteti ato i percepton si shumë larg vetes.
Përsa i përket perceptimit të izolimit dhe ndjenjën e pasigurisë, Radosavljeviq thekson se vendimet e qeverisë kosovare të cilat duhej të ishin tema e dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës që i përkasin marrëdhënies mes Kosovës dhe Sërbisë, pra qytetarët e Sërbisë që jetojnë në Kosovë, të cilët janë gjithashtu dhe qytetarë të Kosovës, janë zhvendosur nga formati i dialogut në sferën e çështjeve të brendshme të Kosovës.
Radosavljeviq përmendi dhe problemin me pjesëtarët e Policisë Kosovare në veri të Kosovës, të cilin sërbët e perceptojnë si kërcënim dhe jo si mjet për mbrojtjen e qytetarëve veçanërisht në periudhën kur sërbët kosovarë u larguan nga institucionet.
"Ndërsa qeveria aktuale i adresoi ato dhe duke shkaktuar kështu hendek më të madh kur bëhet fjalë për besimin mes sërbëve kosovarë dhe institucioneve kosovare, ndryshoi plotësisht jetën e sërbëve kosovarë veçanërisht në veri, por edhe në jug, sepse këto veprime nuk ndodhën vetëm në veri. Në një farë mënyre, presioni ishte më i madh, fokusi mediatik ishte më i madh për shkak të gjithë asaj simbolike dhe çështjes së veriut të Kosovës dhe as në një lloj mënyre nuk u përmirësoi jetën e këtyre qytetarëve, por vetëm e ndërlikoi thellësisht sepse me heqjen e një institucioni pa ofruar alternativë, pra tranzitim në një sistem të ri, ju këtyre njerëzve nuk u keni zgjidhur çështjen", konkludoi ajo.
Kryeredaktori i Radio Gorazhdevcit Darko Dimitrijeviq tha se raporti jep tregues të qartë se në cilin drejtim po shkojmë.
"Megjithatë, do të jem plotësisht i sinqertë dhe në një farë mënyre mizor kur diskutohen shkaqet dhe pasojat e të gjitha asaj çka kemi këtu dhe vetëm në fillim shikojmë, të themi, të dhënat, pra çështjet nëse gjërat në Kosovë po shkojnë në drejtimin e duhur dhe një pjesë e mirë e njerëzve në përgjithësi jo apo kryesisht jo. Pra, kjo është më shumë se 90% e njerëzve. Pra nga njëra anë, besim i ulët te vendimmarrësve deri në 72% dhe më duket se rreth 2% besim tek Lista Sërbe. Në çdo shoqëri normale, këto të dhëna nuk janë të dhëna të tanishme pra kjo është bërë vite më parë, do të ishte tregues i qartë për politikanët se çfarë dhe si të veprohet, çfarë të bëjnë. Fatkeqësisht ne jetojmë në mjedis jashtëzakonisht populist dhe nuk ka rëndësi nëse diskutohet Lista Sërbe, nëse është qeveria kosovare, nëse diskutohet qeveria në Beograd disa nga metodat e veprimit janë afërsisht të njëjta" tha Dimitrijeviq.
Ky i fundit thekson se qytetarët ndiejnë pasiguri të madhe dhe vëren se megjithëse besimi tek Unioni Europian po rritet, veçanërisht në jug të Ibrit, nevojitet qëndrim pak më i qartë i bashkësisë ndërkombëtare kur diskutohet respektimi i ligjit dhe të drejtave të sërbëve.
"Përveç gjithë këtij pesimizmi ekstrem, kemi këtë rritje të lehtë kur bëhet fjalë për mediat që raportojnë në sërbisht në Kosovë. Fatkeqësisht dhe ata njerëz që punojnë në media përballen me probleme të shumta dhe përpiqen që njerëzve t'u tregojnë kështu direkt disa gjëra ashtu sikurse janë, faktografikisht dhe mendoj se njerëzit kanë nisur t'i dallojnë këto gjëra. Por unë të themi, nuk jam i lumtur, ne në ditët e fundit kemi pasur disa incidente në Gorazhdevc. Unë nuk jam i lumtur për atë çka të themi, ata njerëz nuk kanë besim që duhet ta raportojnë rastin tek policia së pari pastaj tek ne. Pra kjo është e gabuar, por që nga ana tjetër, kjo flet se njerëzit nuk kanë absolutisht besim tek policia. Nga ana tjetër gjithashtu kemi dhe atë problemin që ka lidhje me multietnicitetin e institucioneve në Kosovë dhe aty gjithashtu situata është mjaft e keqe. Mosrespektimi i të drejtës së gjuhës në shumë institucione është gjë katastrofale. Ne kemi një pamje që nuk reflekton multietnicitetin e këtyre institucioneve", konkludoi Dimitrijeviq.
Anketa e parë u krye në vitin 2016 në katër komuna në veri të Kosovës, ndërsa në vitin 2019 u zgjerua në të gjitha komunat dhe zonat me popullsi me shumicë sërbe në mbarë Kosovën.
0 komentet