Miloviq: Pas anulimit të dinarit, puna e QSK u vështirësua, pacientëve u mungonë ushqimi dhe ilaçet

Dragiša Milović
Burim: Kosovo Online

Zëvendësdrejtori i Qendrës Spitalore Klinike të Mitrovicës, Dragisha Miloviq, tha se puna e atij institucioni është e vështirë, sidomos pas anulimit të dinarit dhe se pacientëve u mungojnë më së shumti ushqime, barna dhe mjete mjekësore. Ai i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar që të reagojë.

Miloviq, duke qen mysafir në Pink, përkujtoi se QSK në Mitrovicën e Veriut është institucioni i vetëm, siç tha ai, ku serbët mund të punojnë dhe të shërohen, duke theksuar se të gjitha spitalet dhe klinikat e tjera janë spastruar etnikisht dhe se QSK e Prishtinës është zhvendosur në Graçanicë.

Ai shtoi se institucionet shëndetësore me shumicë serbe punojnë “në kushte të pamundura” dhe se janë duke u përballur me presion nga Prishtina për 25 vjet.

“Dekreti i fundit i BQK-së për ndalimin e dinarit si valutë në territorin e Kosovës dhe Metohisë ua ka vështirësuar edhe më shumë jetën edhe ashtu të vështirë serbëve që jetojnë në KdheM. Karburanti për autoambulancat dhe mbi të gjitha ajo që është më e nevojshme është ushqimi për pacientët tanë. Ju kujtoj se kemi rreth 536 shtretër dhe që pacientët tanë kërkojnë, veçanërisht diabetikët dhe pacientët onkologjikë, një lloj diete të veçantë. Në këto kushte kur Prishtina e ka ndaluar qarkullimin e mallrave, gjegjësisht ushqimeve nga pjesa qendrore e Serbisë, ne po punojmë në rrethana jonormale, po ashtu 1700 punëtorë shëndetësorë dhe personel ndihmës që kanë marrë rregullisht të ardhurat personale gjatë gjithë këtyre viteve, nuk kanë qenë në gjendje ta bëjë këtë, për fat të keq, muajin e fundit ose më shumë”, tha Miloviq.

Kujton se këto janë probleme që vazhdojnë për serbët në Kosovë.

“Problemet nuk janë të ditës së djeshme, pacientëve tanë iu refuzua vaksinimi, ata duhej të shkonin në Kralevë dhe Rashkë për të marrë vaksinën, kështu që të gjitha këto janë lëvizje të njëanshme të realizuara nga Prishtina për ta bërë të padurueshme jetën tonë tashmë të vështirë. Prandaj do t'ju kujtoj se tani pacientët nuk kanë mjaftueshëm ilaçe, mjete mjekësore apo ushqime, kur bëhet fjalë për skanerët, aparatet ekografike, mire mbajtësit tanë vijnë nga Serbia dhe shërbimi paguhet me dinarë, pyetja është se si do të mund të vazhdojmë të punojmë në këto kushte. Presioni nuk është i djeshëm, zgjat 25 vjet, por regjimi i Albin Kurtit që nga ardhja në pushtet e ka përkeqësuar në mënyrë drastike situatën tonë. Pra, ne kemi presione politike, institucionale dhe fizike çdo ditë", theksoi Miloviq dhe kujtoi se fëmijët serbë u lënduan në Krishtlindje.

Ai iu referua edhe arrestimit të djeshëm të serbëve në veri të Mitrovicës.

“Dhe dje, kur Serbi u arrestua në veri për një krim lufte të pretenduar nga viti 1999, vetëm tregon se sa të pasigurt jemi dhe për hir të Zotit marrim informacione nga Prishtina se është vendi më demokratik në rajon dhe në Evropë, apo siq thotë Osmani, “fener I demokracis“. Për fat të keq për ne serbët, në këto hapësira nuk ka as demokraci e as liri”, tha ai.

I pyetur se si po menaxhojnë naftën dhe furnizimet mjekësore, Miloviq shpjegoi se ata ende po i përdorin furnizimet që kanë dhe se moti i ngrohtë aktual po i ndihmon.

"Ne jemi ende duke i shfrytëzuar rezervat e naftës, dërgesat janë afër fundit, jemi me fat që moti nuk është i ftohtë tani. Sido që të jetë, ne e paguajmë naftën me dinarë dhe borxhet po grumbullohen me furnizuesin tonë, dhe nëse kjo situata nuk zgjidhet shumë shpejt, i bëj thirrje së pari komunitetit ndërkombëtar, "Ambasador Quinta, nëse reagon ambasada amerikane, kjo nuk mund të ndodhë në Evropën e shekullit të 21-të, që pacientët tanë të mos kenë ilaçe, ushqime dhe mjete mjekësore. " theksoi ai.

Ai ka theksuar se në Kosovë ka standarde të dyfishta, duke iu referuar raporteve të Freedom House, të cilat thonë se është bërë përparim në demokraci dhe sundim të ligjit.

“Këto janë standarde të dyfishta, si në rastin e zgjedhjeve në veri, ku kryetarët e komunave me njëqind e ca vota u shpallën legjitime dhe legale, një standard vlen për shqiptarët dhe tjetri për ne serbët, por ne do të durojmë sepse nuk kemi zgjidhje tjetër. Ne jemi në tokën tonë, jetojmë me shekuj në KdheM, nuk kemi marrë asgjë nga të tjerët, duam të jetojmë në paqe që ne dhe fëmijët tanë të kemi një të ardhme këtu për këtë ne kemi nevojë për ndihmën e OKB-së, sipas Rezolutës 1244, misionit të EULEX-it dhe KFOR-it për të mbrojtur serbët nga të gjitha këto sulme dhe dhunë, më duhet të them se qytetarët tanë, serbë dhe joshqiptarë, janë nën presionin përmanent dhe kjo situatë nuk po përmirësohet. Ne jemi të shqetësuar të shohim se cila është lëvizja e radhës e Kurtit pas ndalimit të dinarit. E gjithë politika dhe strategjia e tij është që AKS që është marrë vesh në 2013 dhe 2015 në Bruksel dhe garantuesi i së cilës BE të mos realizohet dhe të vendoset në plane të dytë ”, vlerëson Miloviq.

Ai shton se “Kurti po e përdor luftën në Ukrainë edhe me pretekstin se Serbia nuk dëshiron të zbatojë sanksione kundër Rusisë, përballë Kuintos dhe vendeve perëndimore që e njohën Kosovën”.

“Situata është më e vështirë për ne, por nuk kemi zgjidhje tjetër, duhet të jemi të bashkuar, të durueshëm, të urtë dhe të bashkuar, të mos biem në provokime që ndoshta do të ndodhin në të ardhmen dhe të qëndrojmë në tokën tonë së bashku me ndihmën e shtetit amë Serbisë”, përfundon Miloviq.