Ministria e Kulturës së Sërbisë: Trashëgimia kulturore në K&M e ekspozuar ndaj shkatërrimit
Burim: Tviter/Ministarstvo kulture Srbije
Ministria e Kulturës së Sërbisë theksoi se institucionet në Prishtinë përpiqen me këmbëngulje të përvetësojnë trashëgiminë kulturore sërbe në Kosovë, duke shtuar se Sërbia është anëtare e UNESCO dhe nënshkruese e konventave kulturore, të cilat i respekton dhe i zbaton me përkushtim.
Në një postim në Tvitter, Ministria e Kulturës thekson se e vërteta për qëndrimin e Prishtinës ndaj trashëgimisë kulturore sërbe në tërësi, pasqyrohet më së miri në faktin se trashëgimia kulturore sërbe në Kosovë, është ekspozuar ndaj përdhosjes dhe shkatërrimit sistematik për dekada me radhë, me qëllim, fshirjen e gjurmëve të ekzistencës së popullit sërb në territorin e Kosovës.
"Kjo është arsyeja përse janë jashtëzakonisht hipokrite thirrjet e Prishtinës në konventat e UNESCO-s veçanërisht duke pasur parasysh qëndrimin e tyre ndaj trashëgimisë dhe faktin se kishat dhe manastiret sërbe, janë në listën e trashëgimisë kulturore në rrezik në UNESCO“ thuhet nga Ministria e Kulturës së Sërbisë.
0 komentet