Muhaxhiri: Arsimimi i pamjaftueshëm i të rinjve inkurajon radikalizmin në Kosovë, populizmi akoma më i rrezikshëm

Artan Muhadžiri
Burim: Kosovo Online

Analisti nga Prishtina Artan Muhaxhiri beson se të rinjtë që nuk investohen mjaftueshëm në arsimim, janë të prirur për të pranuar dogma përfshirë radikalizimin por për Kosovo onlajn vlerëson se e rrezikshme është ajo çka pa mendim kritik pranojnë populizmin.

“Niveli i arsimimit dhe emancipimit gjithpërfshirës është i lidhur direkt me nivelin e mendimit kritik ndaj dhe të rinjtë të cilët nuk investojnë mjaftueshëm në arsimim, janë të prirur të pranojnë dogma, përfshirë radikalizmin. Megjithatë, mendoj se është e rrezikshme ajo çka pranohet populizmi pa mendim kritik pasi kjo ndikon në zgjedhje, në spektrin politik dhe për këtë arsye, politikanët e kalojnë lehtësisht me premtime të pathemelta, lajme të gënjeshtërta dhe premtime të cilat janë të pamundura të vihen në praktikë. Kjo ndikon në jetën e tyre por dhe në jetën e të tjerëve”, thotë Muhaxhiri.

Ky i fundit bën të ditur se me rritjen e nivelit të arsimimit rritet dhe mendimi kritik si dhe njëkohësisht rriten dhe kërkesat e njerëzve ndaj politikanëve dhe institucioneve.

“Përshembull, kur jeni tatimpagues, keni më shumë fuqi dhe mundeni që përditë të kërkoni më shumë prej politikanëve tuaj. Megjithatë, në Kosovë dhe Ballkan në përgjithësi ky nuk është gjithmonë rast”, shton ai.

Muhaxhiri vlerëson se problem me radikalizimin ka egzistuar para disa vitesh kur ISIS forcohej dhe atëherë egzistonin lidhje mes grupeve radikale në Kosovë dhe Siri.

“Megjithatë, tashmë ky nuk është më rast, pasi madje dhe vetë shteti investon përpjekje për t’a ndrydhur. Ndiqnin dhe persekutonin njerëzit që kishin lidhje me ISIS të cilët rekrutonin të rinjtë që të shkonin tek ISIS. Tashmë ky nuk është më rast i këtij niveli, sigurisht”, thotë analisti nga Prishtina.

Ai thekson se më shumë problematike në Kosovë është populizmi sesa radikalizimi.

“Sepse njerëzit kapen lehtësisht në grackën e populizmit, çka krijon efekt domino: votojnë për populizmin, pastaj për liderët populistë e pastaj të tjerët, politikanë racionalë, shihen se vetëm me populizëm mund të fitojnë shumicën e votave, e kështu përdorin edhe qasje populiste dhe kjo dëmton spektrin politik” konkludon ai.