Todoroviq: Shkelja e të drejtave të njeriut është potencijal radikalizues dhe konfliktesh në Kosovë
Bashkëpunëtori i Qendrës për Politikë Europiane Marko Todoroviq vlerëson se shkelja e të drejtave të njeriut në Kosovë mund të çojë deri në radikalizim të mëtejshëm dhe për këtë arsye shqetësimi i Perëndimit është i justifikuar por nuk duhet të pritet "front i ri” i ngjashëm me atë në Lindjen e Mesme ku së fundi paralajmëroi ministri italian i mbrojtjes Guido Krozeto.
"Lloji i shqetësimit të Perëndimit sigurisht që është i justifikuar, veçanërisht duke pasur parasysh se çdo shkelje e të drejtave të njeriut që po ndodh definitivisht në Kosovë dhe për të cilën organizatat ndërkombëtare dhe aktorët ndërkombëtarë janë të vetëdijshëm, gjithmonë mund të çojë në radikalizim dhe rebelim të mëtejshëm të atyre që janë të kërcënuar. Pra, në këtë kuptim, potenciali i konflikteve të caktuara sigurisht që egziston” thotë Todoroviq për Kosovo onlajn.
Ai beson se ministri italian i mbrojtjes është i mirëinformuar për situatën në Kosovë dhe Perëndimi është i shqetësuar për zhvillime të padëshiruara të mundshme.
“Guido Krozeto është ashtu sikurse dhe më parë i mirëinformuar me situatën në Kosovë. Ai dhe mjaft më herët ka folur për të gjithë këtë. Në fund të fundit ishte ministër dhe në momentin kur në Zveçan ushtarët italianë u lënduan. Nga kjo perspektivë është e qartë se ai është i shqetësuar dhe se Perëndimi në përgjithësi është i shqetësuar për atë çka mund të ndodhë në Kosovë. Unë do të thoja se ndoshta në masë të caktuar është i mbitheksuar ky shqetësim kur thotë se egziston potencial për shpërthim të konflikteve në Ballkan sikurse në Gaza, pasi është thjesht dinamikë rajonale, rrethanat historike janë të ndryshme, kështu që nuk besoj që në këtë kuptim mund të ketë konflikt të madh të dyanshëm” sqaron Todoroviq.
Duke komentuar përgjigjen e kryeministrit Albin Kurti se BE dhe SHBA janë mjaft të shqetësuara si pasojë e aksioneve në veri të Kosovës, Todoroviq thotë se kjo deklaratë ishte e pritshme, por që nuk inkurajon.
“Ai tenton që të gjitha këto lëvizje të njëanshme të bëra vitet e fundit dhe aq më tepë i prezanton si çështje tërësisht të brendshme të Kosovës, si diçka që është e drejta e një shteti sorvran. Pra, të ndërmarrë vendime sovrane duke injoruar kontekstin dhe ky është dialogu me Beogradin si detyrim i Prishtinës në sytë e të gjithë aktorëve ndërkombëtarë” ka thënë Todoroviq.
Ky i fundit pret që qeveria në Prishtinë mund të vijojë me lëvizje të njëanshme dhe provokime të mëtejshme ndaj sërbëve në veri të Kosovës.
“Mendoj se kjo është në interes të pushtetit prishtinas” decidoi Todoroviq duke kujtuar se pas zhvillimeve të vitit që shkoi në Banjskë, Prishtina akuzoi Sërbinë si “aktore militare” e cila mund të kërcënojë sigurinë në mbarë Ballkanin.
Megjithatë një vit më pas, ai beson se Sërbia konsiderohet si partnere konstruktive.
"Besoj se është në interes të Kurtit që situata të qëndrojë vazhdimisht e ndezur, të lindin disa tensione të reja dhe me këtë rast Sërbia të ndërhyjë në çfarëdo lloj mënyre dhe që Kurti të mund të thotë që e dini sesi, unë përgjatë gjithë kohës ju kam paralajmëruar dhe kjo është ajo çka bashkësia ndërkombëtare nuk e mori parasysh dhe kjo është që Sërbia është aktore e rrezikshme militare në Ballkan” vlerësoi Todoroviq.
Ky i fundit tha se Prishtina ka perceptimin se në rast të ndonjë lloj ndërhyrjeje të Beogradit, Nato do të ishte në krahun e Kosovës.
"Kjo është në perceptim të thellë që zor se ndryshon apo të themi opinionin e vendosur të bashkësisë ndërkombëtare se kush është djalë i mirë apo i keq. Kosova pret që Nato përherë t’i përkulet Kosovës. Megjithatë pavarësisht të gjitha deklaratave që kemi patur prej zyrtarëve perëndimorë, më duket se kjo dhe ky besim është i pathemeltë. Dhe në fund të fundit ajo çka mund të jetë më e rëndësishmja, është që Sërbia në këtë moment nuk duket si shtet që është i gatshëm që në çfarëdolloj mënyre të përzihet, të investojë tek konflikti dhe që në fund të dëmtojë raportet e veta me Perëndimin ku vitin e fundit sigurisht që janë pozitive, aq më tepër pas blerjes së avionave Rafal, dhe kësaj lidhjeje të patundur gjeopolitike për Perëndimin” konkludoi Todoroviq.
0 komentet