Në Manastirin e Shënjt Arhangjelit afër Prizrenit kremtohet festa kishtare

Slava manastira sveti Arhangeli
Burim: Kosovo Online

Nën prezencën e një numri të madh besimtarësh sot në Manastirin e Shënjt Arhangjelit afër Prizrenit është kremtuar festa kishtare.  

Liturgjinë e shenjtë nën shërbesën e priftërinjve dhe murgjëve, e ka kryer peshkopi rashko-prizrenas Theodhosi e pas kësaj u vazhdua me prerjen tortës së shenjtë dhe kungimin e besimtarëve. 

Peshkopi në predikimin e tij, kujtoi bëmat e Arhangjelit të shenjtë Gavrillo dhe besimtarëve të tubuar u ka thënë se “duhet t'i qëndrojnë besnikë Zotit dhe tokës së shenjtë që trashëguan të cilën duhet t’a ruajnë”.

“Qoftë e gëzuar dhe e bekuar nga Zoti festa e sotme, na ruajtë Shënjt Arhangjeli Gavrillo, na ruajt më shumë se veten, të mos gabojmë, mos të bëjmë atë që është kundër Zotit dhe urdhërave të tij dhe të mbetemi siç kemi qenë përherë besnik ndaj Zotit, besnikë ndaj tokës sonë dhe kësaj familjeje të shenjtë që e kemi marrë si trashëgim dhe që duhet t’a ruajmë vëllezër e motra dhe të mos heqim dorë prej saj”, tha Peshkopi Theodhosi. 

Ky i fundit shtoi se ata që shesin trashëgiminë stërgjyshore dhe atërore dhe gjithçka të trashëguar pyeti nëse janë në dijeni për këtë.

“Dhe jo vetëm se ata gabuan, por i’a mbyllën portën të gjithë pasardhësve të tyre në të ardhmen. Ka diçka që nuk duhet t’a bëjmë kurrë edhe nëse jemi të uritur, edhe nëse jemi të etur dhe nëse jemi në rrezik, Zoti do të n’a ndihmojë, por nëse gabojmë, atëherë as Zoti nuk do të n’a ndihmojë, sepse Zoti nuk do të n’a cenojë lirinë. Zoti na lë të zgjedhim nëse do t'i shërbejmë të mirës apo të keqes, nëse do të jemi me ëngjëjt e mirë apo me ta, mos e dhëntë Zoti me ata që ranë nga e keqja dhe errësira e kësaj botë. Le të n’a ndriçojë shpirtërat tanë Shënjt Arhangjeli, zemrën tonë dhe gjithë qenien tonë, që individualisht, por edhe si popull të jemi të denjë për Zotin, me dashuri dhe bekimin e tij” tha në predikimin e tij peshkopi Theodhosi.

 Në liturgji kanë marrë pjesë edhe ndihmësdrejtorët e Zyrës për Kosovë e Metohi, Jellena Stojkoviq dhe Millena Parlliq.

Stojkoviq theksoi se “Prizreni dhe Anëmorava e Kosovës ku sot festohet, janë pikat më të ndritshme në Kosovë e Metohi”.

“Sot kremtojmë kuvendin e Shënjt Arhangjelit Gavrillo ku për krishtërimin përherë sillte lajme të reja. Lajmet rreth lindjes dhe ringjalljen e Jezu Krishtit, ashtu sikurse ringjalljen që përjetoi ky qytet perandorak pas padrejtësive dhe vuajtjeve pas vitit 1999. Na qoftë kjo festë nxitje dhe mënyrë që ne të durojmë gjithçka që po kalojmë sot, të gjitha sfidat me të cilat sot po përballemi, ku përmes historisë, besimit, unitetit dhe dashurisë, të mbahemi dhe këmbëngulim” ka thënë Stojkoviq. 

Në festën e manastirit, besimtarët kanë ardhur nga të gjitha anët e Kosovës, Sërbisë qëndrore por edhe nga jashtë vendit. 

Së bashku me familjen ka ardhur dhe Cvetko Cvetkoviq, me origjinë nga Komuna e Shtërpcës ku jeton dhe punon në Gjermani. 

"Jetojmë jashtë shtetit, jemi me pushimet vjetore, vizitojmë këtë vend në kohën e festës. Edhe vitin e shkuar kemi qenë. Kjo është festë e rëndësishme për mbarë ne sërbët dhe popullin sërb” ka thënë Cvetkoviq.

Zorica Gjorgjeviq nga Vërnjaçka Banja ka ardhur për herë të dytë dhe sot erdhi pikërisht për festën e manastirit.

"Kjo është ditë e veçantë, sidomos për këtë vend, për Prizrenin dhe popullin tonë sërb. Për mua është e gëzueshme që kam ardhur dhe që shikoj këtë popull që ka ardhur. Thënia e njohur “nga mot në Prizren”, mendoj se duhet të thuhet “tani në Prizren”, theksoi Zorica.

Në afërsi të manastirit në fshatin Zhivinjane në Sredaçko Zhupa, jeton Branisllav Stojanoviq, i cili detyrimisht në këtë ditë duhet të vizitojë manastirin dhe tregon se dikur ka pasur shumë më tepër popull.

"Çdo vit vij sepse fshati im është afër, dhe kjo për ne popullin sërb ka shumë domethënie. Edhe kur isha në Prizren, erdhëm këtu, u ulëm dhe bërëm pushimore fundjave" tha Stojanoviq.

Manastiri i Shënjt Arhangjelit është dhuratë e perandorit Dushan dhe u ndërtua në shekullin XIV. Gjatë pogromit të marsit të vitit 2004, u dogj dhe rindërtimi i konakut filloi në vitin 2012.