Eparkia e Rashko-Prizrenit: Regjimi në Prishtinë kërcënon me një përndijekje të re kundër popullit serb dhe KOS
Pavarësisht apeleve ndërkombëtare për deeskalim në veri të Kosovës, lirimit të tre policëve të arrestuar të Kosovës nga autoritetet serbe dhe mohimit të djeshëm nga KFOR-i, në lidhje me akuzat e pabaza dhe të rrezikshme keqdashëse të deputetes së Parlamentit Britanik, Alicia Cairns kundër Kishës Ortodokse Serbe, në lidhje me gjoja “kontrabandën e armëve”, kryeministri i Kosovës, Aljbin Kurti, fatkeqësisht ka vazhduar të bëjë deklarata provokuese, thuhet në njoftimin e Eparkis së Rashko-Prizrenit.
Siç thuhet në njoftim, kjo sjellje nxit hapur intolerancën etnike dhe fetare ndaj popullit serb dhe KOS në Kosovë dhe Metohi, gjë që e përkeqëson edhe më shumë situatën tashmë jashtëzakonisht të vështirë dhe të paqëndrueshme.
Eparkia e Rashko-Prizrenit ka marrë informacione konfidenciale dhe të besueshme që tregojnë se në ditët dhe javët e ardhshme, qeveria e Kosovës gjoja synon të inicojë një sërë veprimesh që synojnë diskreditimin e mëtejshëm të Kishës Ortodokse Serbe.
"Këto veprime mund t'i referohen vazhdimit të shpifjeve të mëtejshme sistematike mediatike të kishës sonë dhe besimtarëve të saj, mbjelljes së dëshmive të rreme, veprimeve represive dhe nxitjes së mëtejshme të intolerancës etnike dhe fetare. Eparkia do t'ua përcjellë ambasadave kryesore perëndimore dhe KFOR-it në Prishtinë çdo informacion shtesë që do të merr, me qëllim të verifikimit të mëtejshëm dhe me qëllim të ndërmarrjes së masave të nevojshme për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të dhunës dhe sulmeve të motivuara etnikisht kundër Kishës Ortodokse Serbe”, thuhet në deklaratë.
Në deklaratë shtohet se dje gjatë ditës kryeministri Kurti fillimisht në një konferencë për media tha se akuzat ndaj KOS duhet të hetohen dhe se Qeveria e Kosovës do ta japë fjalën përfundimtare për këtë, e më pas i ka përsëritur akuzat në Twitter pas takimit me një zyrtar të lartë të aleancës së NATO-s kundër KOS, duke thënë se armët që pretendohet se janë transportuar në Kosovë me autoambulanca janë lënë në kishat ortodokse, ndonëse KFOR-i në komunikatën e tij për media dje në mëngjes njoftoi se nuk ka dëshmi për akuza kaq të rënda.
“Kjo situatë tregon realitetin në Kosovë dhe Metohi, ku kryeministri është prokuror dhe arbitër final. Njëkohësisht, akuzat e deputetes britanike, Cairns, kundër KOS, të cilat ajo nuk e ka paraqitur as qëndrimin e qeverinë në Londër apo aleancën së NATO-s, por me sa duket, informacionet e marra nga Kurti pak ditë më parë gjatë qëndrimit të tij në Londër, ne i perceptojmë si një abuzim të rrezikshëm dhe një fyerje të rëndë. Për fat të keq, zonja Kearns u qëndroi deklaratave të saj kundër KOS në intervistën e saj të djeshme, përkundër mohimeve të misionit të KFOR-it se këto janë pretendime të pabaza, për më tepër, ky është vetëm një shembull i manipulimit të rrezikshëm ndaj të cilit KOS në Kosovë e Metohi, kujtojmë, është ekspozuar me vite dhe që ka shërbyer si një arsye për sulmin ndaj 150 vendeve tona të shenjta, të cilat u shkatërruan dhe u përdhosën në mënyrë të pamatur”, thuhet në deklaratë.
Manipulimi i opinionit publik përmes përhapjes së informacioneve të rreme është në fund të fundit pjesë e platformës politike të Lëvizjes “Vetëvendosje” e Kurtit, të cilën e dinë të paktën një pjesë e publikut të paanshëm dhe objektiv. Besojmë se kjo sjellje nuk ka as mbështetjen e shumë shqiptarëve të matur të Kosovës, sepse një politikë e tillë nuk mund të çojë në të ardhmen evropiane të kësaj pjese të Ballkanit, por nxit konflikte dhe destabilitet të mëtejshëm, thekson Eparkia.
“Edhe me këtë rast theksojmë se kisha jonë ka një qëndrim paqësor, por edhe të vendosur se duam një jetë dinjitoze dhe të sigurt për të gjithë qytetarët në këtë zonë. Prandaj ndihemi të detyruar të dënojmë çdo formë dhune dhe represioni. Fatkeqësisht, në të njëjtën kohë, shohim se pikërisht ky është qëndrimi ynë një pengesë për atë që tashmë është në dukje si synimi përfundimtar i Kurtit, i cili për vite me radhë ishte dhe mbeti kundërshtari më i ashpër i bashkëjetesës së serbëve dhe shqiptarëve dhe një avokat i hapur i një Shqipërie të Madhe etnikisht e pastër. Është absurde që Kurti dhe bashkëpunëtorët e tij më të afërt, të cilët deri dje vetë morën pjesë në sulmet ndaj EULEX-it dhe policisë (ndërkombëtare dhe kosovare), që hidhnin bomba molotov në ndërtesat e qeverisë dhe policisë së Kosovës, vendosnin gaz lotsjellës në Kuvendi, shkatërruan pronat publike, rrezikuan jetë njerëzish dhe u arrestuan, sot paraqiten si gjoja mbrojtës të ligjit, të cilin e shkelin në mënyrë të pamatur nga disa anë, duke injoruar edhe të gjitha paralajmërimet ndërkombëtare.Prandaj nuk është çudi që roli në popullin serb dhe reputacioni ndërkombëtar i Kishës sonë në Kosovë e Metohi është pengesë për përpjekjet e qeverisë aktuale të Kosovës për të kryer spastrimin e plotë etnik të popullit serb nga Kosova e Metohia; kësaj radhe jo me sulme të hapura dhe vandalizma si në përndijekjen e vitit 2004, në të cilin morën pjesë një numër i konsiderueshëm i ithtarëve të Kurtit dhe I "Rrjeti për Veprimin e Kosovës" (paraardhësi i "Vetëvendosjes" së sotme), por mbi të gjitha përmes forcave të policisë special të Kosovës. Populli ynë në vitet e fundit i percepton këto formacione si një lloj force paraushtarake dhe okupuese që ngjall frikë, e jo si forcë policore që duhet të sigurojë paqe dhe siguri për të gjithë qytetarët pa dallim”, thojnë nga Eparkia e Rashko-Prizrenit.
Në njoftim, theksohet se sipas njohurive të Eparkis, vetëm në muajt e fundit mbi 2000 familje serbe nga veriu i Kosovës janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre për shkak të represionit policor, i cili vazhdon me intensitet edhe më të madh me demonstrimin e forcës në rrugët e vendbanimeve serbe, arrestime arbitrare pa urdhër gjykate, shënjestrim publik i figurave të shquara mbi baza kombëtare dhe politike, mbajtja e njerëzve në robëri pa baza të qarta ligjore, të gjitha me një fushatë agresive mediatike nga botët partiakë, veçanërisht në rrjetet sociale, ku bëjnë thirrje të hapur për urrejtje dhe dhunë.
“Me këtë sjellje të autoriteteve të Kosovës serbët e mbetur po frikësohen dhe dëbohen edhe më tej nga kjo zonë. Prandaj me të drejtë mund të thuhet se po përballemi me një përsëritje të përndijekjes së marsit të vitit 2004, vetëm me metoda të ndryshme, por me me sa duket të njëjtat qëllime.Populli serb kurrë, që nga përfundimi i konfliktit të armatosur në vitin 1999, nuk ka jetuar në rrethana më të vështira dhe pasiguri më të madhe juridike dhe fizike, dhe kjo është një arsye tjetër që të gjithë ne të tregojmë unitet dhe vendosmëri të vendosur për të mbijetuar së bashku në zonat ku kemi jetuar me shekuj. Duke vepruar kështu, ne do të jemi të denjë për paraardhësit tanë që kaluan sprova dhe mizori të ngjashme për shekuj me radhë. Si një kishë që ka qëndruar pranë popullit të saj me shekuj dhe që dënoi shtypjen e shqiptarëve gjatë sundimit të Sllobodan Millosheviqit, duke ofruar mbrojtje për të gjithë të pambrojtur gjatë luftës, ne kemi të drejtë të plotë morale të ngremë zërin kundër kësaj padrejtësie aktuale, e cila për dallim nga ajo e mëparshmja, po kryhet pavarësisht prezencës së përfaqësuesve ndërkombëtarë dhe forcave të KFOR-it.Në të njëjtën kohë, ne dënojmë edhe një herë çdo formë të kundërshtimit të dhunshëm ndaj represionit të policisë së Kosovës dhe i bëjmë thirrje popullit serb që të kundërshtojë padrejtësinë në mënyrë paqësore, me dinjitet dhe me këmbëngulje”, thuhet në njoftim.
Eparkia e Rashko-Prizrenit paralajmëron se sjellja agresive e autoriteteve aktuale të Kosovës, të cilat i shpërfillin masat e fundit politike dhe ekonomike të BE-së për shkak të mospërputhjes së qeverisë në Prishtinë me planin ndërkombëtar për de-përshkallëzimin e situatës, në mënyrë të drejtpërdrejtë çon në përkeqësim të mëtejshëm të situatës së sigurisë dhe jostabilitet më të gjerë rajonal në Ballkanin Perëndimor. Në kushte të tilla është krejtësisht joreale të flitet për vazhdim normal të dialogut.
“Dialogu kërkon besim dhe respekt për atë që është rënë dakord dhe besimi nuk mund të ndërtohet mbi kërcënime, diktime e shantazhe, e sidomos jo mbi represionin gjithnjë e më të madh të popullatës joshumicë. Prandaj me këtë rast thërrasim përfaqësuesit ndërkombëtarë dhe misionin e KFOR-it për të parandaluar këtë përndijekje të re që po bëhet duke keqpërdorur institucionet që synojnë të punojnë për të mirën e të gjithë qytetarëve, në vend që të veprojnë si vegël e një organizate politike, duke u shkaktuar dëme të mëdha jo vetëm serbëve por dhe popujve të tjerë joshumicë në Kosovë e Metohi, por edhe për shqiptarët e Kosovës.Vitet e fundit është rritur shumëfish numri i emigrimit të të rinjve shqiptarë të cilët nuk shohin perspektivë në një shoqëri që çon në izolim, konflikt dhe urrejtje etnike.Grabitjet sistematike dhe drejtësia selektive inkurajon emigrimin e komuniteteve të mbetura nga Kosova dhe Metohia, që është një tregues shtesë i paqëndrueshmërisë politike dhe ekonomike. Kisha Ortodokse Serbe mbetet e vendosur të punojë për të ndërtuar paqen dhe bashkëpunimin me të gjithë njerëzit e vullnetit të mirë, por edhe të kundërshtoj të gjitha paligjshmëritë, të pavërtetat dhe represionet me dëshmi ungjillore, më të vërtetën dhe deshmitë e patrembura për padrejtësinë që po u bëhet sot serbëve në Kosovë dhe Metohi”, theksohet në komunikat.
0 komentet