Anëtarët e familjeve të të arrestuarve nga Pasjani: Burgjet kosovare janë plot me sërbë të pafajshëm, a është liri kjo?

Sveštenik Jovan Cvetković
Burim: Kosovo Online

Në protestën madhështore që u mbajt sot në Pasjan nga banorët e zonave sërbe të Anëmoravës Kosovare për arrestimin e pesë sërbëve, anëtarët e familjeve të të arrestuarve kanë thënë se të dashurit e tyre janë të pafajshëm dhe kërkuan drejtësi për të gjithë sërbët nëpër burgjet kosovare.

Babai i të arrestuarit Millosh Shoshiq, Vasilije Shoshiq, falenderoi gjithë të pranishmit dhe theksoi se sot nga Pasjani përcillet mbështetje jo vetëm pesë të arrestuarve, por mbarë popullit sërb për egzistencë në Kosovë.

"Im bir është 24 vjeç punonte në policinë kosovare, kaloi të gjitha provimet, kishte të drejtë, por pas kaq vitesh vjen koha që ai të jetë i padobishëm, i akuzuar si kriminel lufte. Atë mëngjes im bir ishte në punë, kur e sollën nuk dija gjë. Mendova se ishte vrarë... Kur u ngrita, oborri ishte plot me policë, sikur të kishte vrarë gjithë botën ndërkohë që ishte punonjësi i tyre. Do të doja që askush të mos e përjetonte të njëjtën gjë që të shikonte djalin e tij teksa i vendoseshin prangat në duar dhe ti si baba je i pafuqishëm. A është kjo liri dhe jetë? Ne jemi të privuar nga liria” ka thënë Shoshiq.

Prifti Jovan Cvetkoviq, biri i të arrestuarit Dragan Cvetkoviq ka thënë se arrestimet e reja në Pasjan kanë për synim frikësimin e sërbëve.

"Herët në agimin e 3 gushtit policët kosovarë na hyrën në shtëpi, në jetën tonë, në të drejtën e lirisë, pa sqarime me synim të n’a frikësonin, të na thoshin se nuk na përkiste të ishim këtu dhe dëshironin të mos na shikonin këtu. Por nuk u frikësuam, por u trimëruam edhe më shumë nga kjo. Siç thotë një fëmijë, këta nuk janë policë, por banditë", ka thënë ai

Ai u përcolli mesazh bashkësisë ndërkombëtare.

"U lutemi të ndalni padrejtësinë pasi burgjet kosovare janë plot me njerëz të pafajshëm. Ne sot jemi mbledhur të ngushëllojmë nënat tona, motrat dhe fëmijët dhe së bashku të lutemi në Zot për gjithçka" ka thënë Cvetkoviq.

Sërgjan Niçiq, djali i të arrestuarit Dragan Niçiq, lexoi vargjet e poemës së tij të cilën e shkruajti pas arrestimit të të atit në të cilën kërkohej që të ndalej keqtrajtimi i sërbëve.

Në protestë kanë marrë pjesë mijëra sërbë ku mbanin parrullat "Na arrestoni dhe ne që të dëboni mbarë sërbët", "Kërkojmë që KFOR të na mbrojë", "Europë, përse hesht për vuajtjet e sërbëve?". 

Deklaratë e sërbëve të Anëmoravës Kosovare

Në përfundim të protestës, sërbët e Anëmoravës Kosovare kanë dhënë deklaratë.

"Ne sërbët e Anëmoravës Kosovare, shprehim indinjatën dhe zhgënjimin tonë për arrestimin e bashkatdhetarëve dhe fqinjëve tanë Dragan Cvetkoviq, Dragan Niçiq, Millosh Shoshiq dhe Sllobodan Cvetkoviq nga Pasjani, si dhe Nikolla Stojanoviq nga Bosca. U arrestuan forcërisht pa urdhër gjykate, vetëm me listë, kërcënime dhe rrahje në orët e mëngjesit me automatik që ishin drejtuar ndaj familjarëve të tyre. U arrestuan, thonë ata, 25 vjet pas luftës, pasi dyshohen për krime lufte. Njerëz që përgjatë gjithë kohës kanë jetuar në Kosovë, pasi nuk i kanë bërë asgjë askujt. Millosh Shoshiq i cili është pjesëtar aktiv i Policisë Kosovare është pranuar si sërbi i parë në vitin 2001, i cili i ka kaluar të gjitha testet, Nikolla Stojanoviq i cili ishte pjesëtar i FSK, Sllobodan Cvetkoviq, i cili nuk ka shërbyer në ushtri. për shkak të shikimit, Dragann Cvetkoviq, i cili është 90% invalid nga një plagosje brutale e terroristëve në vendkalimin Konçulit. Asgjë nga ato prova të sigurta nuk kishin asgjë për policinë dhe gjyqësorin kosovar.

Të njëjtën gjë u sollën në korrik të vitit 2023 kur arrestuan Zllatko Arsiq gjithashtu pjesëtar i Policisë Kosovare. E gjithë kjo tregon se Prishtinës dhe drejtësisë, të gjitha këto arrestime i shërbejnë vetëm për frikësimin e sërbëve dhe përhapjen e panikut për të emigruar, ndërsa si justifikim shërbejnë hetimet për krimet e luftës. Nëse nuk do të ishte kështu dhe nëse do të kujdeseshin për të hetuar krimet, do të gjenin dhe dënonin autorët e sulmeve të panumërta terroriste ndaj sërbëve në Cernicë, vrasësit e katër vjeçarit Millosh Petroviq, Tihomir Simjonoviqit dhe Vojin Vasiqit të vranë më 28 maj 2000 përballë dyqanit në Cernicë. Terroristët e gjymtuan Dragan Cvetkoviqin, nuk u dënuan, por për këtë ai u arrestua.

Egzistojnë indicie se Millosh Shoshiq dhe Zllatko Arsiq janë arrestuar sepse si policë kanë trazuar qarqet kriminale dhe arrestimet për krime lufte të pretenduara, janë hakmarrje për këtë. Është e qartë për çdo vëzhgues objektiv se persekutimi që po pësojnë sërbët nga policia dhe gjyqësori kosovar, shërben që të frikësojnë e largojnë popullin prej këtej. Që regjimi në Prishtinë t'i tregojë elektoratit të vet para zgjedhjeve se sa i vendosur është me sërbët. I lutemi dhe apelojmë tek misioni i BE dhe EULEKS të cilët në Kosovë kanë ardhur me mandat për të mbrojtur të drejtat njerëzore dhe vendosur sundimin e ligjit, që atë mandat t’a zbatojnë. Dhe kjo para së gjithash do të thotë që momentalisht të ndërpriten proceset e inskenuara kriminale dhe realisht politike ndaj sërbëve dhe të paraburgosurit tanë të lihen menjëherë të lirë. Nëse do të duhet t’i gjykoni, kjo duhet bërë duke u mbrojtur në liri, pasi nuk janë kriminelë, por shtëpiakë që kanë jetuar në pronat e tyre. Nëse BE dhe EULEKS për arsye politike nuk dëshirojnë t'i kundërvihen Prishtinës dhe nuk kanë fuqi t'i ndalojnë në shkeljen e të drejtave të njeriut, atëherë është e ndershme që ne të n’a informojnë menjëherë që të mos ushqejmë veten me shpresa të gënjeshtërta, por të veprojmë në përputhje me këtë. Shpresojmë ende që mandati i Misionit dhe këshillat profesionale të anëtarëve të misionit të BE do të bëjnë që njerëzit tanë të mbrohen nga persekutimi”, shkruhet në deklaratën e sërbëve të Anëmoravës Kosovare.