Shkollat fillore dhe të mesme në veri të Kosovës janë të mbyllura
Burim: Kosovo Online
Siç mëson Kosovo Online, për shkak të situatës aktuale në veri të Kosovës, shkollat fillore dhe të mesme, të cilat funksionojnë në sistemin e Republikës së Serbisë, nga sot nuk do të jenë të hapura.
Për momentin nuk dihet se sa do të qëndrojnë të mbyllura institucionet arsimore në veri.
Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, ka bërë të ditur mbrëmë se tensionet në veri të Kosovës janë ende të pranishme në mesin e qytetarëve dhe se për shkak të kompleksitetit të situatës është formuar Shtabi i Krizave për të raportuar për gjendjen në terren.
Rakiq u ka bërë thirrje qytetarëve që të jenë të qetë, por edhe vigjilentë dhe të mos bien në provokime, sepse, siç shtoi ai, qëllimi i Prishtinës është të provokojë reagimin e serbëve për t'i fajësuar ata se janë “faktor shkatërrues dhe përçarës”.
0 komentet