Odalloviq: Deklarata rreth të zhdukurve shpresë e re për familjet, urgjentisht të thirret mbledhja e Grupit të Punës

Veljko Odalović
Burim: © Kosovo Online

Shefi i Komisionit për të zhdukurit në qeverinë e Sërbisë Velko Odalloviq, beson se pas miratimit të Deklaratës për të zhdukurit në Bruksel, është e nevojshme që urgjentisht të thirret mbledhja e Grupit të Punës për personat e zhdukur, i cili është mbledhur për herë të fundit më 16 prill 2021 sesi të dakordësohej rreth aktiviteteve dhe kërkimin e mëtejshëm të terrenit.

Odalloviq thekson se Deklarata rreth të zhdukurve, është shpresë e re për familjet pasi kjo mbi të gjitha, është çështje humanitare, dhe siç thekson ai, na jep një obligim të shtuar në kërkim të eshtrave të personave të cilat vijojnë të ngelen të zhdukur.

Kreu i Komisionit për të zhdukurit në qeverinë e Sërbisë thekson se Grupi i Punës, nuk është mbledhur për më shumë se dy vjet sepse Prishtina ishte ajo që duhej të caktonte mbledhjen e radhës e ndërkohë ka insistuar në termin “dhunshëm të zhdukur” ku nuk u përfshi në tekstin përfundimtar të Deklaratës.

“Për këtë arsye dhe presidenti Vuçiq bashkangjiti deklaratën tek ajo përfundimtare duke speguar se termi “i zhdukur forcërisht” nuk është term ligjor strikt por thekson rrethanat në të cilat një person është zhdukur, në mënyrë që të mos ketë pasoja apo konseguenca” thotë Odaloviq dhe vazhdon:

"Deklarata dëmtoi procesin dhe disa zgjidhje janë të tilla që nuk kemi problem të fillojmë menjëherë punën. Kjo është ajo që shpresojmë dhe më e rëndësishmja është që së bashku me Prishtinën, të fillojmë kërkimin e të zhdukurve. Tani është e rëndësishme që grupi i punës, të mblidhet urgjentisht dhe të dakordësohen për aktivitetet, sepse para së gjithash, duhet të punojmë në terren. Kemi mjaftueshëm informacione që menjëherë të fillojmë kërkimet në lokacione të caktuara” thotë Odalloviq.

Bashkëbiseduesi ynë thekson se, përveç nëntë lokacioneve që Prishtina aktualisht po refuzon t'i kontrollojë dhe të cilat dyshohet se ndodhen eshtrat e sërbëve, Beogradi së shpejti mund të kërkojë kontroll edhe në 15 lokacione të tjera në Kosovë, ku mund të gjenden edhe kufomat sërbëve të rrëmbyer e të vrarë më pas.