Pastori Bërns me Patriarkun rrugës për në Kosovë: Do të vij që të shpreh respekt për të gjitha komunitetet

1
Burim: Srpska pravoslavna Crkva

Këshilltari për çështjet shpirtërore i presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Tramp, pastor Mark Bërns, ku gjatë këtyre ditëve viziton Beogradin, u shpreh përmes mesazhit se në Kosovë nuk vjen që të thellojë ndasitë apo të rihapë plagët, por të dëgjojë dhe shprehë respekt të denjë ndaj çdo komuniteti.

“Hyrja në Kosovë së bashku me Hirësinë e Tij Patriarkun Porfir, në momentin kur mban domethënie të thellë shpirtërore e historike” ka shkruar Bërns në Fejsbuk përmes videos me kreun e KOS.

Shton se si diplomat shpirtëror, beson se paqja kërkon më shumë se fjalë.

"Kërkohet guxim për të kaluar kufijtë, të hysh në zona të vështira e të ndjeshme, të dëgjosh komunitetet vuajtjet e të cilave shpesh neglizhohen dhe për të mbrojtur dinjitetin e çdo jete njerëzore," tha pastori Bërns.

Nën videon e dytë të bërë gjatë rrugës për në Kosovë, tha se po vinte të dëgjonte dhe të shprehte respekt ndaj dinjitetit të çdo komuniteti.

"Hyrja në Kosovë me zemër të mbushur me paqe, lutje e pajtim. Ky vend mbart histori të thellë, besim të shenjtë dhe kujtime të dhimbshme për shumë njerëz. Si diplomat shpirtëror, nuk vij për të thelluar ndasitë apo për të rihapur plagët e vjetra. Vij për të dëgjuar, për të treguar respekt për dinjitetin e çdo komuniteti dhe për të lutur për të ardhmen në të cilën familjet mund të jetojnë pa frikë", tha pastor Bërns.

Ky i fundit të premten në Pallatin e Patrarkanës në Beograd bisedoi me Patriarkun sërb Porfiri, ndërsa Kisha Ortodokse Sërbe njoftoi se biseda u zhvillua në frymën e mirëkuptimit të ndërsjelltë, me qëllim përmirësimin e bashkëpunimit mes dy vendeve kristiane dhe dy popujve kristianë.