Përkujtohet 25 vjetori i rrëmbimit të Sllavuj dhe Pereniq, gazetarët apelojnë: "Na ktheni kolegët tanë"
Gjuro Sllavuj dhe Ranko Pereniq, gazetarët e Radio Prishtinës u rrëmbyen 25 vite më parë ndërkohë autorët as pas dy dekadash nuk janë zbuluar.
Kryetari i Shoqatës së Gazetarëve të Sërbisë Zhivojin Rakoçeviq thekson se është e çditshme që pas kaq kohe të gjatë ende nuk dihet asgjë se çfarë ndodhi dhe apeloi se qëllimi i tyre është të mos i lënë të zhduken përgjithmonë.
"Ky vend mbetet simbol i luftës për të vërtetën dhe simbol i vrasjes së 17 gazetarëve në K&M, shtatë sërbë, shtatë shqiptarë dhe tre të huaj për të cilët pothuajse nuk dihet asgjë. Si është e mundur që në këtë hapësirë kaq të vogël këtu e 25 vite nuk dimë se çfarë ndodhi. Por ky ka treguar se nuk mundet të heshtet pasi prej 25 vitesh i përsërisim dhe u kërkojmë sepse për 25 vjet boshllëk, dhimbje, ndjenjë braktisjeje dhe pafuqie, thotë se ky sistem që rrëmbeu këta njerëz dhe që padyshim që qeveria duhet të japë llogari. Dhe nuk është kjo gjithçka e tmerrshme, sepse këtu me ne është brezi i tretë i njerëzve që u rrëmbyen në këtë vend, ky brezi i tretë i njerëzve dhe të afërmve dhe profesioni i tyre sërish kërkojmë të vërtetën. Ju lutem, nga ky vend duhet të themi se nuk do t'ju lëmë të zhdukeni, ky është thelbi", thekson Rakoçeviq.
Ivana Vanovac, kryetare e shoqatës së gazetarëve të K&M, thotë se pas kaq shumë kohësh, e vetmja pyetje që i intereson familjes dhe kolegëve gazetarë, është se ku janë.
“Për njëzet e pesë vite kolegët gazetarë nga ky vend, së bashku me familjet e tyre, kanë kërkuar përgjigje vetëm për një pyetje, ku janë? Gazetarët e dinë se sa e dhimbshme dhe e vështirë është kur nuk merr përgjigje për një pyetje, kur duhet t’a përsërisësh njëqind herë. Kjo pyetje nuk do të pushojë kurrë së qeni aktuale, gjithmonë sa jemi këtu dhe do t'i mësojmë brezat që do të vijnë, të qëndrojmë këtu për aq kohë sa të jetë e nevojshme të pyesim se ku janë ata” thekson Vanovac.
Shefi i misionit të OSBE në Kosovë Majkëll Devenport ka thënë se qëllimi i tubimit të sotëm është sesi të të kujtohen gazetarët e rrëmbyer si dhe rrezikun me të cilën ndeshen gazetarët kur raportojnë gjatë konfliktit.
"Kujtojmë se gazetarët Ranko Peraniq dhe Gjuro Sllavuj fiks 25 vite më parë u zhdukën ndërsa ishin në krye të detyrës. Ne sot jemi mbledhur për të kujtuar punën e tyre dhe gjithashtu për të kujtuar guximin e tyre, për të kujtuar rrezikun me të cilin përballen gazetarët, veçanërisht kur raportojnë gjatë konfliktit", tha Davenport.
Predrag Sllavuj, nipi i Gjuro Sllavujit të rrëmbyer, tha se pas kaq kohësh ende shpresojnë të zbulojnë diçka.
“Ja prej 25 vitesh shpresojmë të paktën një fjalë, diçka për të zbuluar, për t’i dhënë fund. Shpresojmë tek Zoti tek mundësia e çudisë” tha Sllavuj.
Snezhana Peraniq, bashkëshortja e Ranko Peraniqit, thotë se dhimbjen dhe pikëllimin që ndjen nuk mund t’a përshkruajë me fjalë dhe falënderon të gjithë ata që nuk lejuan të harrohet ajo ngjarje.
“Do të doja të falenderoja këta njerëz që nuk lejuan që kjo të harrohej dhe kam përshtypjen se kjo është e vetmja gjë që mund të bëjmë për t'i mbrojtur nga harresa, të tjerat mendoj se jemi të pafuqishëm, shpresoj që dikush të mëshirohet dhe të vendosë që përfundimisht t'i japim fund kësaj agonie për ne”, tha Peraniq.
Gazetarja Jelena Petkoviq theksoi se fakti që ende nuk dihet asgjë për rrëmbimin e gazetarëve në fakt paraqet humbjen e demokracisë dhe të gjitha vlerave civilizuese.
“Zhdukja e gazetarëve, sulmi ndaj gazetarëve, vrasjet e gazetarëve, nuk janë vetëm çështje e familjes dhe kolegëve tanë, janë sulme ndaj demokracisë, vrasje e demokracisë dhe të gjitha vlerave civilizuese. Ne ishim këtu dëshmitarë të misioneve të ndryshme. që duhej të sillnin të vërtetën dhe drejtësinë. Fakti që ata nuk bërën është humbje e demokracisë dhe e të gjitha vlerave civilizuese” ka thënë Petkoviq.
Ranko Peraniq dhe Gjuro Sllavuj u zhdukën më 21 gusht të vitit 1998 në afërsi të Hoçës së Madhe kur lëviznin në terren duke kryer punën e tyre.
Në afërsisë së vendit të rrëmbimit në vitin 2012, u vendos pllakë përkujtimore me qëllim luftën kundër harresës e deri më sot tetë herë kjo pllakë është shkatërruar.
Në pllakë në sërbisht dhe shqip shkruihet: "Këtu më 21 gusht të vitit 1998, u rrëmbyen kolegët tanë gazetarë. Po i kërkojmë".








komentet