Peticioni i banorëve të Drenit për anulimin e vendimit për shpronësim të tokës: Do të luftojmë me mjete paqësore

Protest u Drenu.jpg
Burim: Kosovo Online

Banorët e Drenit, të cilët prej tre ditësh po protestojnë për shkak të uzurpimit të paligjshëm të pronës së tyre, sot kanë organizuar nënshkrimin e një peticion me të cilin kërkojnë nga Qeveria e Kosovës anulimin e vendimit për shpronësimin e tokës së tyre. Jovan Millovanoviq, një nga pronarët e tokës së planifikuar për shpronësim, thotë se kjo është një formë tjetër e protestës paqësore dhe një luftë për të ruajtur pronën e tyre.

“Ne jemi mbledhur sot që të përpiqemi të shpëtojmë veten nga kjo shtypje e dhunshme dhe uzurpim i pronave tona me një protestë paqësore. Ka nisur ndërtimi i një baze tjetër dhe i falënderoj të gjithë që erdhën për të na ndihmuar të ngulmojmë në kërkesat tona. Sot kjo është në Dren, nesër do të jetë në një vend tjetër, neve na takon të përpiqemi të qëndrojmë në tokën e gjysheve, që fëmijët të kalojnë këtu të papenguar. Me këtë peticion do të mundohemi të dërgojmë protestë”, tha Millovanoviq.


Qindra banorë të Drenit dhe fshatrave përreth kanë nënshkruar mëngjesin e sotëm, në mot të ftohtë, një peticion, duke kërkuar anulimin e vendimit të shpronësimit të marrë më 16 janar.

Edhe Mlladen Shliviq ka ardhur nga Leshak sot në mëngjes, siç thotë ai, për t'i mbështesë vëllezërit e tij në luftën e drejtë për ruajtjen e pronave të tyre dhe atë që gjyshërit dhe baballarët e tyre u lanë në amanet.

“Terrori ndaj nesh serbëve vazhdon. Këtu kemi jetuar në vatrat tona prej shekujsh. Ne e kundërshtojmë këtë terror me mjete paqësore dhe luftojmë për realizimin e të drejtave tona. Disa kanë filluar të largohen duke i larguar fëmijët e tyre nga këtu. Shpresojmë që bashkësia ndërkombëtare dhe institucionet në Prishtinë ta kuptojnë se nuk mund ta durojmë më. Po i lutemi që ta ndalin këtë terror. Unë njoh edhe shqiptarë që punojnë në ndërtim dhe thonë se nuk kanë probleme me ne, por fatkeqësisht komanda është nga qendrat e pushtetit dhe mjafton një njeri dhe një shkëndijë për të krijuar urrejtje. Shpresuam se do të kishte pajtim, që të gjithë do ta kuptonin se është më mirë të jetojmë në paqe, por fatkeqësisht dikush po e çon në anën tjetër. Ne do të luftojmë me mjete paqësore dhe do të tërheqim vëmendjen se nuk mund të na bëhet presion në këtë mënyrë”, tha Shliviq.


Një nga banorët na tha se është sot këtu për t'u treguar të gjithëve se duan të qëndrojnë në vatrat e tyre.

“Sot jemi këtu për të treguar se duam të qëndrojmë në zonën tonë dhe jo të japim trashëgiminë tonë dhe sekuestrimin e tokës sonë. Do të luftojmë për të qëndruar këtu ku kemi jetuar deri më tani”, tha ai.


Marijana Tanaskoviq nga fshati Mioliqe thotë se është këtu për t'i mbështetur fqinjët e saj në mbrojtjen e tokës, pronës dhe të drejtave të tyre që janë shkelur.


"Kemi ardhur për të mbrojtur vendin tonë. Nuk do të lejojmë askënd të vjedhë atë që është e jona dhe do të luftojmë deri në fund për të ruajtur trashëgiminë e fëmijëve tanë”, tha Tanaskoviq.