Dimitrijeviq nga fshati Dren: Nuk do t’i lejojmë të na shembin kishën
Stefan Dimitrijeviq nga fshati Dren thotë se banorët nuk do të lejojnë që përmes vendimit ilegal të qeverisë së Prishtinës rreth shpronësimit të truallit, të shembet kisha Markovica e cila është përmendur për herë të parë tek të dhënat e Mbretit Milutin në vitin 1324. Siç thotë Dimitrijeviq, kisha mendohet se është ndërtuar në epokën romake.
Dimitrijeviq sqaron për Kosovo onlajn se fshati Dren banohet prej malazezëve prej më shumë se 100 vitesh dhe guri monumental në varreza daton qysh prej vitit 1898.
"Ky fshat ka filluar të popullohet prej 100 vitesh. Kur pati shpërngulje nga Mali i Zi gjatë kryengritjes, njerëzit u shpërngulën këtu, gjetën një vend të mirë. Këtu ishte një kishë. Kemi një monument të vitit 1898. Ky është monumenti i Petar Kërsmanoviqit, pasardhësit e tij sot janë Aleksiqët e shpërngulur nga Bjello Polja. Edhe të parët e mi janë nga Mali i Zi, tani jemi Dimitrijeviq, më parë kemi qenë Miliq, monumenti ynë i parë daton në vitin 1904. Kur varrosnim të vdekurit tanë, gjetëm eshtra që kushedi sasa vjet kishin” sqaron Dimitrijeviq.
Ky i fundit shton se në fshatin Dren egziston kisha Markovica e cila ka një moshë më shumë se 1 mijë vjeçare.
"Dimë që kisha Markovica për herë të parë është përmendur tek të dhënat e Mbretit Milutin në vitin 1324 në shkrimin rreth manastirit të Banjës, por gjithashtu përmendet se kisha i përket periudhës romake dhe është e vjetër më shumë se 1 mijë vjeçare e ne sigurisht nuk do të lejojmë që të na e marrin” ka thënë Dimitrijeviq.
Ai thekson se kisha është nën kujdesin e Institutit për mbrojtjen e monumenteve çka nuk munden ta shembin.
"Kisha nuk mundet të shembet, dëshirojmë t’a rehabilitojmë në përkujtim të të dashurave tanë që nuk jetojnë. Jemi në bisedime me organet kompetente të Episkopatës që punimet të fillojnë për pak ditë“ ka thënë Dimitrijeviq.
Siç shton ai, në fshat ka mjaft fëmijë që frekuentojnë një prej shkollave më të bukura fillore në Komunën e Leposaviqit, ashtu sikurse kjo shkollë shikon drejt kodrës ku ndodhen snajperistët.
"Nuk do të lejojmë që këta snajperistë të vrojtojnë fëmijët tanë“ ka thënë Dimitrijeviq.
Në fshatin Dren jetojnë rreth 250 persona.
komentet