Pjesëtarë të KFOR-it kanë hyrë në oborrin e një kopshti në Leposaviq
Burim: Kosovo Online
Sot rreth orës 13:00 dy xhipa e KFOR-it kanë hyrë në oborrin e kopshtit “Naša radost” në Leposaviq, mëson Kosovo Online.
Punëtorët që i kanë vërejtur kanë shkuar në hyrjen kryesore të kopshtit, por pjesëtarët e KFOR-it, të cilët kanë zbritur nga xhipat pasi kanë hyrë në oborr, nuk kanë dashur të komunikojnë me ta.
Siç na thanë punëtorët e kopshtit, kjo ka ndodhur teksa fëmijët ishin duke fjetur.
Anëtarët e KFOR-it shkurtimisht kërkuan nga punëtorët që të hapin portën e hyrjes kryesore në mënyrë që ata të mund të largohen nga kopshti, gjë që e bënë menjëherë pas kësaj.

komentet