KFOR: Jemi duke hetuar rastin e heqjes së flamurit të Serbisë nga gardhi i një shtëpie private në Lleposaviq
Burim: Gazeta Express
Sherbimet e KFOR-it kane çelur hetime pas informqcioneve se mbremjen e djeshme patrulla e tyre ka hequr flamuj sërbë prej gardhit te shtepise se Gradimir Nastiqit ne Lleposaviq, informon per Kosovoonline misioni ushtarak nderkombetar ne Kosove.
KFOR thotë se ka nisur hetim për të zbuluar se çfarë ka ndodhur.
"Komandanti rajonal i KFOR-it Lindje angazhohet për verifikimin e fakteve dhe vendosjen e çdo përgjegjësie. Do t'ju informojmë rreth hulumtimit kur të arrijmë të zbulojmë më shume detaje", thuhet në deklaratën e KFOR-it.
Kosovo online ka informuar nje dite me pare rreth kësaj ngjarjeje dhe në një bisedë me Gradimir Nastiqin ky i fundit u shpreh se zotëron video nga kamerat e sigurisë ku shihen xhipat e KFOR-it para oborrit te shtepise së tij në fshatin Ibarska Sllatina.
Nastiq me herët kishte vendosur gjashtë flamuj të Republikës së Serbisë në gardh për të përkujtuar Ditën e Armëpushimit në Luftën e Parë Botërore por mëngjesin e një dite më parë evidentoi mungesen e tyre.
komentet