Pjesëtarë të armatosur të Policisë Speciale para Komisionit zgjedhor komunal në Mitrovicën e Veriut

Pripadnici Kosovske policije i Euleksa u Severnoj Mitrovici
Burim: Kosovo Online

Pjesëtarët e njësive Speciale të Policisë së Kosovës kanë hyrë në ambientin e Komisionit zgjedhor komunale (KZK) në Mitrovicën e Veriut.

Siç mëson jozyrtarisht reporteri i Kosovo Online, një granatë dore e pashpërthyer është gjetur në ambientet e KZK-së, ndërsa një tjetër afër atyre ambientet, ku priten ekipet e deminimit.

Para objektit të KZK-së ndodhen dy pjesëtarë të njësisë speciale të policisë, të armatosur me pushkët automatike, ndërsa brenda objektit ka më shumë prej atyre, edhe rruga që kalon aty është e bllokuar nga automjetet e policisë dhe EULEX-it.

Disa shpërthime janë dëgjuar sot në Mitrovicën e Veriut, kur anëtarët shqiptarë të KZK-së, me ndihmën e policëve specialë të armatosur, kanë hyrë me forcë në ambientet e përdorura nga Komisioni Zgjedhor dhe kanë ndërruar bravat. Me atë rast janë dëgjuar shpërthime, ndërsa objekti është rrënuar plotësisht.

E njëjta gjë ka ndodhur edhe në Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviq dhe qytetarët e atyre komunave dukshëm janë mërzitur.