SHBA sërish kërkojnë që kryekomunarët e rinj dhe policia të braktisin godinat komunale

Portparol Stejt departmenta Vedant Patel
Burim: Printscreen YouTube US Department of State

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe qeveria duhet t’u mundësojë kryekomunarëve në veri të Kosovës që punën e tyre t‘a kryejnë në lokacione alternative dhe të urdhërojnë tërheqjen e policisë e cila ndodhet në afërsi të objekteve komunale, ka thënë sot zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Vedant Patel.

Patel në konferencën me gazetarët, ka dënuar dhunën ndaj efektivëve të Kfor në veri të Kosovës.

Ai kujtoi se SHBA kritikoi hyrjen e dhunshme të kryekomunarëve të rinj në godinat komunale në veri.

Patel tha se SHBA beson se kryetarët e komunave duhet të bëjnë punën e tyre në lokacione alternative.

"Kjo është diçka për të cilën ne mbetemi fort të angazhuar dhe në bisedime direkte me të dy qeveritë. SHBA dënon dhunën e papranueshme ndaj paqeruajtësve nën komandën e NATO, si dhe gazetarëve që u lënduan dhe u kemi bërë thirrje të gjitha palëve të marrin masa urgjente për de-eskalimin e situatës” tha Patel.

Ky i fundit ka thënë se nevojitet përsëritja e zgjedhjeve në veri të Kosovës.

Ai ka thënë se Sërbia duhet të ulë nivelin e gatishmërisë së forcave të ushtrisë dhe t’i bëjë thirrje sërbëve të Kosovës të përmbahen nga dhuna.

Patel ka thënë se vendimi për hyrjen e dhunshme në godinat komunale ishte i panevojshëm çka përkeqësoi seriozisht situatën.

"Sërbia dhe presidenti Vuçiq duhet të ulë nivelin e gatishmërisë së ushtrisë së tij dhe të ftojë sërbët e Kosovës që t’i përmbahen dhunës. Vendimi i Qeverisë së Kosovës për hyrjen e dhunshme në godinat komunale përshkallëzoi situatën në mënyrë të ashpër dhe të panevojshme“ ka thënë Patel.