Prokurori Xhek Smith i cili çoi në burg komandantin e UÇK, tani ndjek penalisht Trampin
Xhek Smith këshilltari special i SHBA i cili qëndron pas akuzave të tjera kundër ish presidentit Donald Tramp, ka reputacion fitues kur bie fjala për proceset ndaj kriminelëve të luftës, mafiozëve dhe policëve, transmeton RTS.
Prokurori i Përgjithshëm i SHBA Merik Garland emëroi në nëntor Xhek Smithin si këshilltar special i ngarkuar për të mbikqyrur hetimet penale ndaj Donald Trampit për mbajtjen e dokumenteve të klasifikuara në resortin Mar-a-Lago dhe trazirat e 6 janarit të vitit 2021.
Para kësaj, Smith siguroi dënimin ndaj Salih Mustafës, ish-komandanti i UÇK për krime lufte të kryera ndaj civilëve shqiptarë.
Mustafa u dënua me 26 vjet burg.
Dhe deri më tani, Smith ka siguruar dy aktakuza ndaj ish-presidentit amerikan.
Aktakuza e djeshme përbëhet nga katër pika në të cilat Tramp akuzohet për planifikim komploti ndaj Shteteve të Bashkuara, komploti bënte fjalë pengim të procedurës zyrtare (transferim pushteti), pengim dhe përpjekje për të penguar procedurën zyrtare, si dhe shkelje të të drejtave të garantuara me ligj dhe kushtetutën e SHBA.
E thënë thjesht, akuzohet se po përpiqet të përmbysë rezultatet e zgjedhjeve të vitit 2020, kur fitoi Xhozef Bajden.
Tramp ende pretendon se fitorja e Bajden ishte në fakt mashtrim.
“Kjo ishte ushqyer prej gënjeshtrave të të akuzuarve, që synonin të ndërhynin në funksionin bazik të qeverisë amerikane-mbledhjen, numërimin dhe çertifikimin e rezultateve të zgjedhjeve presidenciale”, tha Smith në fjalimin që zgjati 2 minuta.
Ndërkohë ndaj Trampit po ndërmerret proces edhe për zgjedhjet që i fitoi në vitin 2016.
Që do të thotë se në mars prokurori i Qarkut të Manhatanit, Alvin Brag, akuzoi Trampin për 34 akuza për falsifikim të të dhënave të biznesit, përfshirë të hollat e paguara fshehtas para zgjedhjeve ndaj porno-yllit.
Kur Smith nuk është i zënë duke konkurruar në Ajronmem Trialthon, kolegët e tij thonë se ai është hetues këmbëngulës dhe mendjeçelët i cili nuk ka frikë t‘i shkojë fundit.
Përshkruhet si këmbëngulës në luftën e tij për lirimin e të pafajshmëve ashtu si edhe për dënimet e të akuzuarve.
"Nëse egziston mundësia për të ndjekur penalisht dikë, ai do t‘a bëjë“ tha Mark Lesko avokat në firmën Grinberg Traurig LLP i cili ka punuar me Smith në zyrën e Nju Jorkut.
“Ai është i patrembur”, shtoi Lesko.
Këto raste, megjithatë, nuk janë si çdo tjetër që Smith ka trajtuar, pikërisht për shkak të asaj që bëhet fjalë. Tramp ishte president nga viti 2017 deri në vitin 2021 dhe tani po kërkon të kthehet në Shtëpinë e Bardhë.
Tramp pretendon se është i pafajshëm dhe sulmoi Smithin në rrjetet sociale, duke e quajtur atë "të çmendur".
"Përse pritën kaq gjatë? Sepse donin të ngrinin aktakuzë pikërisht në mes të fushatës sime. Sjellje e pahijshme për një prokuror!" tha Tramp në rrjetin e tij social Truth Social.
Smith, i diplomuar në Fakultetin Juridik të Harvardit, nuk është anëtar i regjistruar i ndonjë partie politike.
Karrierën e nisi si prokuror në vitin 1994 në Zyrën e Prokurorit të Qarkut në Manhatan nën drejtimin e Robert Morgentaus, i cili ishte më i njohuri në proceset ndaj bosëve mafiozë.
Tod Harison, i cili në atë periudhë gjithashtu punonte në zyrën e Manhatanit, ka thënë se atëherë egzistonte imperativ të shkohej deri tek e vërteta dhe se ata do të lavdëroheshin edhe nëse hetimi i tyre vërtetonte se personi që ata dyshonin ishte i pafajshëm.
Në vitin 1999, Smith nisi të punojë në zyrën e prokurorit amerikan në Bruklin. Mori pjesë në ndjekjen penale ndaj Çarls Shvarcit një nga disa ish oficerët e policisë njujorkeze të përfshirë në brutalitete që përfshinin sulmin ndaj të burgosurit afro-amerikan Abner Luim i cili u rrah me fshesë.
Siguroi dhe dënim ndaj kreut të narkobandës Ronel Uillson për vrasjen e dy policëve me detyrë sekrete ndonëse Gjykata e Apelit tërhoqi dënimin me vdekje.
Smith në vitin 2008 shkoi për të mbikëqyrur ndjekjet penale të krimeve të luftës në Gjykatën Penale Ndërkombëtare në Hagë. U kthye në Ministrinë e Drejtësisë në vitin 2010 dhe më vonë në emër të mekanizmit në Hagë, procedoi me krimet e luftës.
Siguroi dënimin ndaj Salih Mustafës ish-komandanti i UÇK për krime lufte të kryera ndaj civilëve shqiptarë. Mustafa u dënua me 26 vjet burg.

komentet