Hagë: Gjyqi ndaj Salih Mustafës fillon më 16 dhjetor

Saljih Mustafa.jpg
Burim: Ekonomia Online

Gjykata e Lartë Speciale në Hagë, ka vendosur shpalljen e aktgjykimit të shkallës së parë ndaj Salih Mustafës parashikuar më 16 dhjetor.

Kujtojmë se prokurori në celje të procesit gjyqësor ka thënë se ish komandndanti i UÇK-së “duhet të dënohet me 10 vjet për paraburgim arbitrar, 20 vjet burg për trajtim cnjerëzor, 25 vjet burg për tortura të kryera dhe 33 vjet burg për vrasje".

Aktakuza e ngarkon Mustafën me përgjegjësi penale individuale dhe përgjegjësi penale si epror për krimet e kryera nga pjesëtarët e UÇK-së ndaj personave të ndaluar në kompleksin e paraburgimit në Zllash të Kosovës.

Aktakuza ndaj Mustafës është konfirmuar qysh më 12 qershor të 2020 ndërkohë që vetë ai e ka mohuar dhe vetdeklaruar se nuk është fajtor.

Prej 24 shtatorit të 2020 Salih Mustafa ndodhet në Qendrën e Paraburgimit në Hagë qysh kur u arrestua.