Qytetarët e Kosovës qëndrore gjysmë viti pa dinarë: Funksionojmë me të keq, ky është krim
Ka kaluar gjysmë viti nga ndalimi i përdorimit të dinarit në Kosovë, ndërsa qytetarët e Kosovës qëndrore vazhdojnë të mos tërheqin pagat dhe pensionet e tyre në vendet ku jetojnë, por udhëtojnë në vendkalimin më të afërt për të tërhequr të hollat e tyre. Qytetarët me të cilët bisedoi ekipi i portalit Kosovo onlajn thonë se ndaj tyre ushtrohet krim dhe funksionojnë me të keq.
Zoran Steviq thekson se shpenzimet e rrugës harxhojnë gjysmën e pensionit.
“Keq e kemi, shkojmë në Sërbi për pension. Më marrin për taksinë pasi aty marrin me euro, gjysmën e pensionin për të shkuar. Nuk shpresoj se dinari do të rikthehet, ashtu sikurse ka qenë, nuk kthehet më“, thotë Steviq.
Mileva Vuçiq thekson se meqënëse është e moshuar nuk mundet të udhëtojë e vetme për të tërhequr pensionin.
“Hall më shumë, e dini, është shumë e vështirë për ne, sidomos për ne të moshuarit, të rinjtë i’a dalin. Mendoj se ky është krim, krim i vërtetë. Ime bijë punon, kështu që më ndihmon t’a rregulloj, përndryshe nuk do të mund të shkoja në Sërbi me miqtë e mi, është absolutisht ekskluzive” bën të ditur Vuçiq duke shtuar se është optimiste që dinari në Kosovë sërish do të përdoret.
Bojan Rajkoviq thotë se për të normale që në Kosovë paguhet me euro por thekson se kjo më shumë rëndon pensionistët që nuk munden të vetëm të marrin pensionin.
“Sigurisht që deri më tani punohet me euro dhe unë konkretisht nuk kam asnjë të ardhur që lidhet me dinarin. Problem më të madh kanë ata të moshuar, pensionistët të cilët nuk munden të shkojnë në Sërbi për të tërhequr të hollat, ata e kanë më shumë problem, paguajnë taksinë, paguajnë autobus, keqtrajtohen, merohen në këtë të nxehtë” ka thënë Rajkoviq.
Ky i fundit nuk është optimist për dinarin që do përdoret sërish në Kosovë.
“Mendoj që jo, asgjë që deri më tani është ndaluar të mund të rikthehet në të kaluarën“,shtoi ai.
Një kalimtare thekson se sërbët gjenden në situatë të keqe.
“Nuk i’a dalim dot fare, e tmerrshme. Si t’i tërheqim të hollat, kështu që na duhet të shkojmë për në Sërbi. Kjo është pikpyetje e madhe se çfarë do të bëjmë, duhet të paguajmë rrugën, shkojmë andej-këndej“, thekson ajo.
Shefqet Beqiri jeton në Prishtinë por është i ndërgjegjshëm se çfarë problem lindi me ndalimin e përdorimit të dinarit.
“Si t’ja bëjë njeriu, nëse nuk i’a del të shkosh deri në Rashkë apo në atë pjesë ku ka dinarë, nëse jo, jeton me këtë që është imponuar, çtë kemi me euro. Besoj se dinari do të rikthehet pasi monedha është simbol i një populli. Është veçse çështje kohe“, tha ai.
komentet