Qytetarët e Mitrovicës së Veriut: Përkujtojmë të parët tanë për trimërinë dhe mbrojtjen e atdheut

Severna Mitrovica spremno dočekala Dan srpskog jedinstva, slobode i nacionalne zastave
Burim: Kosovo Online

Qytetarët e Mitrovicës së Veriut kanë thënë për Kosovo onlajn se festa e Ditës së Takimit, dita e shtetësisë së Sërbisë, paraqet ditën kur duhet të kujtohet historia sërbe dhe të parët por dhe dashurinë dhe mbrojtjen e atdheut.

Dita e Takimit mund të n’a mësojë të imitojmë të parët tanë, beson Anja Arsiq nga Mitrovica e Veriut.

“Le t’i kujtojmë gjatë këtyre festave. Sigurisht, para së gjithash për guximin dhe mbrojtjen e atdheut” tha ajo.

Një nga bashkëqytetarët e moçëm ka thënë për Kosovo Onlajn se Dita e Takimit është dëshmi se kemi të kaluar të bukur dhe të mirë.

“Që sërbët kanë qenë njerëz në vendin e tyre. Kemi pasur shtete të mira dhe i kemi mbrojtur, luftuam kundër turqve, për të ruajtur sërbizmin dhe origjinën. Tani e shikoni si është, turp çka bën opozita, si nuk u vjen turp nga populli i vet? Të shkojnë kundër popullit të vet të shkojnë e t’u ankohen të tjerëve. Kush mund të jetë më i mirë se populli yt? Por ka dhe të tillë çfarë të bëjmë”, tha ai.

Bashkëqytetarja e moçme uroi festën dhe shtoi se historia e popullit sërb mund të na mësojë shumë gjëra të bukura dhe gjithçka që kemi tani.

“Historia jonë na dha dhe na ofroi” tha ajo.

Për festën e sotme, një banor shtoi se historia na mëson të jemi të guximshëm.

“Të jemi të guximshëm e të durueshëm dhe t’a duam vendin tonë dhe t’a mbrojmë këtë të vetmen që kemi”, theksoi ai.