Qytetarët e Shtërpcës: Pa dinarë vështirë e kanë si populli ashtu dhe tregtarët
Kanë kaluar plot gjashtë muaj prej kur u miratua rregullorja e Bankës Qëndrore të Kosovës në të cilën praktikisht u ndalua përdorimi i dinarit në Kosovë, ndërsa banorët e Komunës së Shtërpcës theksojnë se situata është bërë gjithmonë e më e rënduar dhe për ta më e vështirë janë udhëtimet drejt Bujanovcit për të tërhequr të hollat.
Sllavisha Dobrosavljeviq nga Gotovusha thotë për Kosovo onlajn se situata pa dinarë vështirë shkon si për tregtarët ashtu dhe për popullin.
“Më keq sesa ç’ka qenë, dinari për ne sërbët është domethënës. Më vështirë është për tregtarët por edhe për ne. Tregtarëve u duhet kohë për t’u mësuar me euro, dinari ishte burimi ynë i pagesave. Shumë keq e do të vazhdojë të jetë më keq“, ka thënë Dobrosavljeviq.
Julija Mlladenoviq vëren se të moshuarit janë më prekurit nga kjo.
“Të gjithëve i’u ndryshua jeta e më shumë më të prekurve pasi ata nuk munden të shkojnë deri në vendkalimin kufitar apo deri në vendin ku mmund të ndërrojnë të hollat. Dhe fëmijët që përfitojnë bursat nuk kanë mundësi të udhëtojnë apo dhe invalidët” ka thënë Mlladenoviq.
Igor Simanoviq thekson se problem më shumë para se të shkojnë në Bujanovc për dinarët, janë radhët në vendkalimin kufitar.
“Vështirë është, kur shkon për në Bujanovc. Dje isha dhe kishte fluks në kufi“, na thotë Simanoviq.
Damjan Stamenkoviq thotë se është mësuar me pagesa në dinarë dhe kjo situatë për të nuk i përshtatet.
“Brezat e rinj janë mësuar të paguajnë me karta, marrin të hollat nga karta apo përmes aplikacioneve në celular dhe nuk mund të shkëmbejnë të hollat në kartë me dinarë. Personalisht jam mësuar me pagesa në euro dhe kjo si sërbë nuk na përshtatet. Egzistojnë dhe shpenzimet e udhëtimit, vendkalimet kufitare nuk janë përgjithësisht afër. Për ne nga jugu shpenzimet janë të larta dhe duket se situata shkon keq e më keq” ka thënë Stamenkoviq.
komentet