Rakoçeviq: Duket se në fund do t'i japin Kurtajt shpërblime për shtënie ndaj fëmijëve
Lidhur me vendimin e Gjykatës Themelore në Uroshevac për zëvendësimin e masës së paraburgimit për anëtarin e FKS-së, Azem Kurtaj, i cili qëlloi një djalë dhe një të ri serb në Ditën e Buzmit në Gotovushë, me arrest shtëpiak, gazetari dhe shkrimtari Zhivojin Rakoçeviq thotë për Kosovo online se “ka mbetur vetëm ta shpërblejë atë”.
Rakoçeviq thotë se të shtënat të Azem Kurtajt në ditën e Buzmit ripërtëriën frikën për fëmijët e vrarë dhe të vuajtur në Kosovë e Metohi, dhe lirimi i tij në arrest shtëpie fyen dhe hap plagët më të thella.
“Që nga momentin e parë ishte e qartë se Kurtaj kishte një trajtim të veçantë dhe se media, policia dhe gjykatat janë 'të zemërbutë' ndaj tij dhe sulmit të tij. Ai është një njeri i sistemit dhe siç janë gjërat duket se do të shpërblehet që ka qëlluar një fëmijë dhe një të ri. Është një fakt i tmerrshëm që prindërit e fëmijëve të plagosur ,pa dëshirën e tyre, paguajnë taksën nga e cila sulmuesi merr rrogën. Është një imazhi i jetës ku je i detyruar të paguash të shtenë, që është gjuajtur ndaj jush”, thotë Rakoçeviq.
Të kujtojmë, Kurtaj ka qëlluar mbi djemtë, Stefan dhe Millosh Stojanoviq nga Gotovusha afër Shtërpcës, në Ditën e Buzmit, kur ata po ktheheshin nga pylli me buzmin. Me atë rast, Stefanit u qëllua rëndë në shpatull, ndërsa Milloshi në dorë. Kurtaj u largua nga vendi i ngjarjes dhe më pas u arrestua.
0 komentet