Sërish zhgaravitet kisha në Suhadoll, hera e dytë në dy muajt e fundit

Crkva Svete Petke u Suvom dolu
Burim: Kosovo Online

Persona të panjohur kanë zhgaravitur në mbrëmje kishën e Shën Premtes në Suhadoll çka ka ndodhur për herën e dytë në vetëm dy muajt e fundit.

Banori i Suhadollit Mico Kragoviq thotë se nuk e di kush janë autorët e këtyre veprave, por është i sigurt se bëhet fjalë për dikë që nuk mendon mirë as për sërbët në Kosovë dhe as për kishën.

“Para tre muajsh vendosëm portë të re. Me qëllim zbukurimin e oborrin të kishës, parashikohet që këtu të ndërtohet një mur mbajtës, një këmbanore dhe gjithë oborri rreth kishës, por në fillim dikush na pengon dhe të gjithë e dinë se kush-ai që nuk mendon mirë as për ne dhe as për kishën” ka thënë Kragoviq për Kosova Onlajn.


I pyetur se kur është zhgaravitur saktësisht kisha, ai thotë se kjo ka ndodhur gjatë natës, por nuk dihet koha e saktë. Ai shton se sigurisht që dihet se është bërë nga dikush që nuk ka pasur qëllime të mira.

“Duhet bërë diçka që situata të tilla të mos ndodhin më, por mendoj se jemi të pafuqishëm. Banorët në raport me të gjithë situatën e ditëve të fundit, janë të shqetësuar. Po ndodhin shumë gjëra të mëdha që kanë lidhje me mbijetesën tonë këtu, por rrezikimi i kishës është një nga mënyrat në të cilën ata që nuk mendojnë mirë për ne, do të na dëbojnë prej këtej” tha Kragoviq.

Sipas këtij të fundit, situata të tilla në lidhje me kishën ndodhin rregullisht dhe deri më tani duhet të jenë përsëritur dhjetëra herë.

“Nuk u gjend fajtori, ashtu sikurse për të gjitha që kanë qenë-grafitet e UÇK, besdisjet e banorëve para rrugës, si dhe për të gjitha që kanë ndodhur në terren, fajtorët ngelen të panjohur. Nëse nuk duan t’i gjejnë apo e dinë se kush është, por i mbulojnë dhe nuk i thonë, nuk e di cfarë është, por fajtorë nuk ka” ka shtuar Kragoviq.

Ky i fundit pyet se si duhet të ndiheshin banorët dhe nëse kisha është e kërcënuar.

“Njëqind për qind të gjithë ndihen të kërcënuar dhe është çështje e ditës dhe momentit kur do të vijnë në oborrin e dikujt. Nëse vijnë në oborrin e kishës, do të vijnë edhe në oborrin tonë dhe ky është hapi i parë drejt eskalimit të madh të konfliktit-rrezikimi i kishës dhe çdo tjetër po shkon sipas rendit” tha Kragoviq.

Kisha e Shën Premtes në Suhadoll u zhgaravit në më pak se dy muaj më parë, natën mes 7 dhe 8 gushtit, kur banorët prisnin ditën e festës së fshatit-Shën Premtes, e pritën me dyert e thyera të kishës.

Kryeprifti Dallibor Llaziq tha atëherë se menjëherë pasi kishte parë derën e thyer, thirri policinë, por kjo nuk ishte hera e parë që kisha ishte në shënjestër të vandalëve.