SHGKM: Përkthimi në sërbisht problem i zjarrtë për gazetarët e redaksive sërbe në Kosovë

Novinari redakcija na srpskom jeziku - 22. godine od otmice Slavuja i Perenića
Burim: Kosovo Online

Në vitin e fundit Shoqata e Gazetarëve të Kosovës e Metohisë (DNKiM) ka evidentuar 28 raste të rrezikimit të punës, sulmeve fizike dhe kërcënime ndaj gazetarëve.

Siç bëhet e ditur në deklaratë, në bazën e kësaj dege të SHGS në Kosovë, nga të gjitha format e kërcënimeve të lirive gazetareske, më e shpeshta është pamundësia e punës ku i referohen 16 raste. Shqetësues është fakti se në këtë periudhë ka pasur tetë sulme fizike, ndërsa janë evidentuar dy kërcënime si dhe dy presione ndaj gazetarëve.

Rasti Svetllana Vukmiroviq-lloji i mbytjes së lirisë së medias

Mbytja e lirisë së medias në këtë periudhë shkoi në përmasa shqetësuese dhe shembull i dukshëm është pengimi i punës së gazetarëve të RTS dhe autores së emisionit “Pravo na sutra” Svetllana Vukmiroviq, së cilës i’u ndalua hyrja në Kosovë e Metohi.

Shoqata e Gazetarëve të Sërbisë (UNS) i ka përcjellë letër Federatës Ndërkombëtare të Gazetarëve dhe në adresat e shtatë organizatave dhe rrjeteve të tjera gazetareske dhe mediatike, prej të cilave kanë kërkuar ndihmë. Kryetari i SHGS Zhivojin Rakoçeviq i dërgoi gjithashtu letër dhe kryetarit të Federatës Europiane të Gazetarëve (EFJ), pas së cilës kjo e fundit shprehu shqetësimin e vet më 8 gusht. Më herët, Vukmiroviq është ankuar në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Kosovës, por ankesa e saj është refuzuar.

Lidhur me këtë rast, gazetarët dhe organizatat e shoqërisë civile, të cilave SHGS i’u drejtua për ndihmë më 1 gusht, i përcollën letër Ministrisë së Punëve të Brendshme, Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Avokatit të Popullit të Kosovës, duke kërkuar spegime rreth ndalimit të hyrjes së Vukmiroviqit në K&M. Dhjetë ditë më pas, Avokati i Popullit në Prishtinë çeli rastin dhe sipas konfirmimit të zëvendës Avokatit të Popullit Sërgjan Sentiq, është duke u ndërmarrë hetimi i të gjitha pretendimeve të shkruar në letrën përcjellë organizmave ndërkombëtare.

Njoftimi për SHGS u pasua disa ditë më vonë nga ana e organizatës Reporterët pa Kufij të cilët thanë se në lidhje me rastin Vukmiroviq, ata kishin kontaktuar me autoritetet kosovare.

Puna është totalisht e pamundur dhe për televizionin Klan Kosova ku Ministria e Industrisë, Kompanisë dhe Tregtisë së Kosovës i mori lejen e punës.

Ministria në fjalë ka depozituar kallëzim penal në Departamentin për Krime të Rënda të Policisë së Kosovës ndaj Kompanisë Tregtare "KLAN KOSOVA" SH.K.A., kundër zyrtarëve përgjegjës në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve si dhe personave përgjegjës të shoqërisë, “për shkak të dyshimit për shpërdorim të detyrës zyrtare, si dhe shpërdorim të kompetencave ekonomike”.

Për shkak të marrjes së lejes së televizionit “Klan Kosova”, janë organizuar disa protesta të gazetarëve, ku ka reaguar edhe SHGS me degën e saj në Kosovë. SHGS ka shprehur shqetësimin për këtë vendim dhe theksoi se media nuk duhet të mbajë pasojat e proceseve gjyqësore apo penale mes pronarëve të mediave dhe palëve të treta.

Sekretari i Përgjithshëm i FEG Rikardo Gutierrez tha se vendimi i Ministrisë paraqet akt censure ndërsa shqetësim për shkak të marrjes së lejes ndaj këtij televizioni, kanë shprehur ambasadorët e SHBA, Britanisë së Madhe, Francës, Gjermanisë dhe Italisë, si dhe përfaqësuesit e Bashkimit Europian.

Presione ndaj gazetarëve të redaksive sërbe prej policisë kosovare

Demonstrimin e forcës nga ana e policisë kosovare, e ka përjetuar edhe kryetari i Shoqatës së Gazetarëve të Sërbisë (UNS) Zhivojin Rakoçeviq me redaktorin e programit letrar të Shtëpisë së Kulturës “Graçanica” Zharko Millenkoviq. Rakoçeviq dhe Millenkoviq në rreth rrotullimin e Preoces u ndaluan nga grupi policor të cilët i kanë qëlluar me shkelma, kërcënuar dhe janë sjellë agresivisht ndaj tyre. Rasti është denoncuar në Inspektoriatin policor të Kosovës dhe institucionet ndërkombëtare.

Në mes të korrikut policia kosovare ndaloi gazetarët e redaksive sërbe të filmonin shtëpinë

prej të cilës gjatë kremtimit të festës së Shën Vraçit në fshatin Krajishtë afër Lipjanit, u emetua muzikë me volum të lartë me qëllim prishjen e dhënies së liturgjisë. Atëherë gazetarët dhe operatorët u legjitimuan dhe policia u kërkoi atyre të tregonin se cilat media ishin të pranishme në këtë ngjarje.

Këtë vit shumë herë është kërcënuar siguria e gazetarëve në veri të Kosovës

Përndryshe në kulmin e tensioneve, në maj dhe qershor shumë herë siguria e gazetarëve në veri të Kosovës u kërcënua veçanërisht përgjatë protestave. Gjatë transmetimit direkt, gazetarit të Tanjug, Dimitrije Mirkoviq, i shpërtheu bomba shokuese pranë këmbës së tij.

Vetëm një ditë pas lëndimit të Mirkoviqit, u pasuan incidente të reja, ku në Lleposviq u sulmua grupi i gazetarëve që raportonin për mediat në gjuhën shqipe.

Në qershor, gazetarët e redaksisë së gjuhës sërbe, ndërsa po filmonin konflikt mes grupit të qytetarëve të Zveçanit dhe përfaqësuesve të partive opozitare sërbe, u kërcënuan, u ofenduan dhe u kërkuan nga disa pjesëmarrës të protestës që t'i fikin kamerat dhe celularët.

Verbalisht në fillim të shtatorit të vitit të kaluar, u sulmua gazetarja dhe redaktorja e Kanalit të Dytë të Radio Televizionit të Kosovës (RTK2), Marija Periq nga një grup të miturish në qendër të Prishtinës, jo larg ndërtesës së televizionit ku ajo punon, ndërsa ishte duke u përpjekur për të parkuar autoveturën me targa sërbe.

Përkthimi në sërbisht-problem i zjarrtë për gazetarët e redaksive sërbe

Forma më e shpeshtë e kërcënimit të lirisë së mediave është pamundësia për të punuar për shkak të mungesës së përkthimit në sërbisht, gazetarët e redaksive sërbe, janë ndeshur me këtë problem më shumë se një herë vetëm në këtë periudhë.

Ligji për përdorimin e gjuhëve është shkelur nga institucionet qendrore dhe vendore, por edhe nga organizata të ndryshme. Edhe pas apeleve të shumta, protestave dhe dënimeve të veprimeve të tilla, institucionet kosovare nuk ofrojnë përkthim në sërbisht dhe i pengojnë gazetarët të bëjnë punën e tyre.

Në këtë periudhë janë evidentuar edhe raste të qasjes selektive të ftesës së mediave në ngjarje me rëndësi publike. Kujtojmë se disa media të cilat raportojnë në sërbisht, nuk ishin ftuar në ngjarjet e organizuara nga Komuna e Graçanicës dhe Ambasada Amerikane në Prishtinë, madje edhe kryebashkiaku i Mitrovicës së Veriut Erden Atiq pas betimit, dha deklaratë vetëm për disa gazetarë.