SHGS dhe SHGKM: Sanksione për organizatorët e konferencës në Kosovë pa përkthim në sërbisht
Shoqata e Gazetarëve të Sërbisë (UNS) me degën e saj të Shoqërisë së Gazetarëve të Kosovës e Metohisë (DNKiM) kanë protestuar pasi në konferencën e sotme me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas organizuar prej Agjencisë Kosovare për Barazi Gjinore, nuk ka qenë me përkthim në sërbisht.
"Në konferencën e sotme në të cilën ka folur edhe kryeministri kosovar Albin Kurti, përkthimi ka qenë në shqip dhe anglisht, ndërsa mungonte në sërbisht kush e di për të disajtën herë për gazetarët sërbë të redaksive, thuhet në deklaratën e SHGS.
Siç bëhet e ditur nga SHGS pasi gazetarja e Media-Qendrës në Çagllavicë kërkoi spegime se për çfarë arsye mungon përkthimi në sërbisht, zyrtari ligjor në Agjencinë për Barazi Gjinore Naser Ajeti, u përgjigj se përkthimi në sërbisht nuk u sigurua sepse nuk kishte konfirmim nëse gazetarët sërbë do të merrnin pjesë në këtë event.
Siç pretendon SHGS, në ftesën në të cilën prej Media-Qendrës në Çagllavicë është dorrëzuar dhe ku kjo media e mori disa ditë më parë nga kjo agjenci, nuk thuhet se është e nevojshme që redaksitë mediale të konfirmojnë praninë e gazetarëve të tyre.
"Gazetarja e Media-Qendrës Sanja Gjokiq i dërgoi letër ankese tek komisioneri për gjuhët në Kosovë Sllavisha Mlladenoviqit" bëhet e ditur në sajtin zyrtar të SHGS.
Siç theksohet në deklaratë, SHGS dhe SHGKM kërkojnë respektimin e ligjit dhe përmbushjen e të drejtës për përdorim të barabartë të gjuhës sërbe dhe shkrimit të saj në Kosovë dhe të kërkohet që përgjegjësit për këtë rast të sanksionohen.
0 komentet