SHGS: E nënta herë që shkatërrohet pllaka përkujtimore e gazetarëve Gjuro Sllavuj dhe Ranko Pereniq

Ponovo srušena spomen ploča, Đuro Slavuj Ranko Perenić
Burim: UNS

Pllaka përkujtimore e gazetarrëve të rrëmbyer të Radio Prishtinës Ranko Pereniq dhe Gjuro Sllavuj që Shoqata e Gazetarëve të Sërbisë (UNS) me degën e vet në Kosovë vendosi në rrugën Hoçë e Madhe-Zoçishte, sërish u shemb, deklaron SHGS.

Në pllakën përkujtimore që u shkatërrua për të nëntën herë, shkruhet:

“Këtu më 21. 8. 1998 u rrëmbyen kolegët gazetarë Gjuro Sljavuj dhe Ranko Pereniq-i kërkojmë”.

Kryetari i Shoqatës së Gazetarëve të Sërbisë Zhivojin Rakoçeviq theksoi me këtë rast se “është hera e nëntë që shembet pllaka përkujtimore e vërteta dhe liria e medias”.

“Hera e nëntë,që shembet e vetmja pllakë përkujtimore e dy profesionistëve, për jetën e tyre, për dhimbjen e familjeve dhe kolegëve që përsëritin prej 28 vitesh: ‘i kërkojmë’. Kush janë njerëzit që shembin monumentet, çfarë lloj shoqërie dhe komuniteti janë ata që fshijnë çdo gjurmë të njerëzve që luftuan për të vërtetën, që u rrëmbyen dhe u zhdukën?”, pyeti Rakoçeviq.

Ai deklaroi se pas katër vitesh, shpreson që urrejtja të jetë zbutur dhe që pllaka përkujtimore të mbetet e pafajshme për profesionistët që të bëhet thirrje për drejtësi dhe zbulimin e autorëve.

"Këmbëngulja fanatike në shembjen e pllakës përkujtimore për ekipin e gazetarëve të RTV Prishtina Gjuro Sllavuj dhe Ranko Pereniq, është bërë simbol i vrasjes së së vërtetës, simbol i vrasjes pas vdekjes dhe masës së dështimit të institucioneve kosovare. Në përkujtim të rrëmbimit të kolegëve tanë, në gusht të vitit të kaluar, policë të veshur civilë na filmuan me telefona që mbanin emblemat e UÇK dhe në vitin 1998 dhe Sllavuj e Pereniq në vitin 1998 u rrëmbyen pikërisht nga pjestarët e asaj organizate. Në këtë paradoks fshihet pjesë e fatkeqësisë e ndoshta dhe fati i kolegëve tanë", theksoi Rakoçeviq.

Ky i fundit tha se SHGS me degën e vet në Kosovë do t’a rivendosin pllakën përkujtimore për të dhjetën herë për Sllavujn dhe Pereniqin.

"Do t’a rehabilitojmë deri sa të jemi ne dhe për sa kohë të jetë ky profesion, do t’a rehabilitojmë derisa të jemi gjallë dhe të jetojmë aty-mes shkatërruesve, rrëmbyesve dhe vrasësve. Nuk ka asnjë monument të famshëm që është shembur dhe restauruar kaq shumë në 20 vitet e fundit-nuk ka forcë në botë që mund të ndalë ngritjen e tij. E vërteta përherë ngrihet nga të gjitha shembjet dhe rrënojat dhe kolegët dhe familjet Sllavuj dhe Pereniq do të qëndrojnë dhe këtë vit pranë pllakës përkujtimore dhe me gëzimin dhe dhimbjen e tyre do të përsërisin: "e vërteta e tyre dhe e jona është gjallë. Po i kërkojmë", tha Rakoçeviq.

SHGS dhe Shoqëria e Gazetarëve të Kosovës e Metohisë pllakën për herë të parë e vendosën në vitin 2012, në 14-vjetorin e rrëmbimit të ekipit të gazetarëve.

Për shembjen e disa hershme të pllakatës së gazetarëve të rrëmbyer, policia gjeti autorin vetëm një herë. Shaban Berisha (47) u dënua me tre muaj burg me kusht dhe u gjobit me 200 euro për prishjen e pllakës.

Pavarësisht faktit se Berisha pranoi në hetim se e kishte shkulur pllakën duke përdorur makinë ndërtimi dhe se ishte i motivuar nga arsye etnike, në vendim kjo rrethanë u la mënjanë. SHGS si palë e dëmtuar, kurrë nuk u thirr nga gjykata në Gjakovë, as nuk i’u lejua qasje të dosjes hetimore, shtohet në deklaratën e SHGS.

Gjuro Sllavuj dhe Ranko Pereniq më 21 gusht të vitit 1998 me dëshirën për të bërë raportim për murgjit e rrëmbyer, u nisën për në Manastirin Shënjt Vraçës në Zoçishte. Pasi udhëtuan disa kilometra, u kthyen në rrugën e gabuar që i çoi tek pjestari i UÇK dhe prej atij momenti u humb çdo gjurmë e tyre. Deri më sot, familjet Pereniq e Sllavuj nuk kanë asnjë informacion zyrtar për fatin e tyre.

SHGS hetoi me detaje rrëmbimin e Gjuro Sllavuj dhe Ranko Pereniq për të cilën publikoi seri tekstesh, që mund të gjenden në Dosjen e SHGS mbi gazetarët e vrarë dhe të zhdukur.