Shlivovica serbe (rakia e kumbullës) në listën e UNESCO-s, kënaq dhe prodhuesit nga Kosova

Rakija
Burim: Kosovo Online

Është fakt që rakia serbe e kumbullës “shlivovica”, tashmë pjesë e Listës së Trashëgimisë Kulturore Botërore si vlerë jomateriale e njerëzimit, ka lumturuar mjaft prodhues të rakisë nga Kosova.

Prodhuesit e Shlivovicës, Lubisha Llazoviq nga Kratina e Leshkut dhe Dragisha Milojkoviq nga Maljica e Socanices, nuk e fshehin gëzimin e këtij fakti. Ata thonë se rakia e kumbullës është pjesë përbërëse e traditës së sërbëve dhe tashmë kanë një motiv më tepër madje domethënës për të ruajtur dhe përmirësuar kualitetin e prodhimeve të tyre në tërësi. Llazoviq shpreson se tashmë e ka më të lehtë të ruajë prodhimet pasi deri tani ka mbrojtur me sukses emrin e rakisë.

“Kaq shumë i gëzuar kam qenë saqë nuk mundem ta përshkruaj me fjalë kur e kam dëgjuar dy ditë më parë. Përfundimisht pija jonë tradicionale hyri në listën e prodhimeve jomateriale të UNESKO-s. Shlivovica është pjesë e traditës për ne sërbët ashtu sikurse është uiski për skocezët apo vodka për rusët, apo dhe konjaku për francezët. E përse duhet të na vijë turp për kumbullat? E përsëris, kjo është pija jonë kombëtare dhe po ju kujtoj se nuk duhet tepruar me konsumimin e saj. Unë rakisë që prodhoj i kam vendosur emrin "Kratinka". Prodhoj raki nga kumbulla, kajsia, dardha, ftoi, rrushi dhe molla. Këtu në Kosovë është shumë e vështirë ta ruash brendin, mjaft e vështirë. Shpresoj që shteti sërb të na ndihmojë me këtë", është shprehur Llazoviq për Kosovo Online.

Dragisha Milojkoviq gjithashtu vlerëson se i erdhi koha më në fund edhe rakisë së kumbullës të jetë pjesë e listës së Trashëgimisë Kulturore Botërore UNESKO. "Fakti që rakia Shlivovica, apo rakia serbe e kumbullës është pjesë e Listës së UNESKO-s përbën vecse konfirmim të egzistencës së saj. Fatkeqësisht Sërbia, pra rakia jonë, e humbi reputacionin dhe rëndësinë e vet për një kohë, fill pasi fitoi medaljen e artë për cilësi në Panairin e Londrës në vitin 1904, pas kësaj e humbi rëndësinë e saj me kalimin e kohës. Mendoj se ajo po humbiste rëndësinë, jo sepse ishte inferiore apo jo cilësore, por sepse ishte një biznes jashtëzakonisht fitimprurës. Ata që merren seriozisht me bërjen e rakisë, mund të përfitojnë goxha të holla nga shitja e saj. Ajo ka qenë në rangun e konjakut francez, uiskit skocez dhe ndoshta ato e ndrydhën nga tregu në mënyrën e tyre. Pavarësisht kësaj, ajo rezistoi dhe fakti që hyri në listën e UNESCO-s konfirmon qëndresën tonë si popull për të ushqyer, ruajtur dhe përsosur diçka që është e mirë të cilën ne e vlerësojmë, ruajmë dhe përmirësojmë ku doli në pah për të fituar vendin e vet Europë dhe Botë", është shprehur Milojkoviq.

Ky i funditshton se ka shumë domethënie për prodhuesit e rakisë së kumbullës që të mos harrojnë ruajtjen e kualitetit të saj. "Kjo ka domethënien edhe në planin ekonomik. Mjaft prej prodhuesve të saj kanë eksportuar raki jashtë vendit dhe kur ky eksport të vijojë me sasi të mëdha, përfitimet do të jenë edhe më të larta e gjithashtu edhe çmimi do të rritet. E përse duhet që rakia jonë të shitet më lirë sesa uiski apo konjaku francez kur në rang me to mund të jetë edhe më kualitative? Dua të tërheq vëmendjen e prodhuesve që të mos luajnë me cilësinë e saj. Nuk duhet të çmojmë më shumë sasinë sesa cilësinë pasi humbasim në këtë mënyrë vlerën e vërtetë të saj. Duhet të llogarisim faktin që të gjitha prodhimet e rakisë të jenë të njëjta në cilësi dhe kualitet që si litri i parë apo dhe i njëqindi apo i njëmijëti që shitet, të jetë me të njëjtin kualitet, gradacion dhe vjetërsi. Është mjaft e rëndësishme të ruajmë kualitetin që kemi", vë në dukje Milojkoviq.

Lubisha Llazoviq kujton gjithashtu që shlivovica të jetë cilësore duhen investime, por thekson se më e rëndësishmja është dashuria për këtë punë. "Për shlivovicë të mirë, e para kërkohet dashuri pasi atë që bëni duhet edhe ta doni. Pas kësaj kualiteti i një kumbulle e ekspozuar në diell, jo e mykur, enë të pastra për pjekje sidomos fuçi cilësore, të cilat nuk munden të ndihen në asgjë tjetër, përveçse në lis. Qëllimi i tanishëm imi është rritja e sasisë së prodhimit edhe më cilësore pasi kam porositur fuci prej lisi me aromë lulesh. Këtu preferojmë lisin e xhinglës i cili ka një ngjyrë të bukur ku nuk ka aromën karakteristike të vaniljes. Shpresoj që në të ardhmen të përmirësoj kualitetin e rakisë së kumbullës", shprehet Llazoviq

Llazoviq dhe Milojkoviq kanë mbi 30 vjet që prodhojnë raki kumbulle dhe raki frutash të ndryshme. Janë pjesmarrës në shumë gara dhe kanë rezultuar fitues të mjaft çmimeve, medaljeve, kupave apo pllakatave për kualitetin e rakisë që prodhojnë.