Avokat Milkoviq: Vllashkoviq nuk sulmoi gazetarët, nuk është personi në foto që publikoi Prishtina

Avokat Predrag Milkoviq, mbrojtësi ligjor i të arrestuarit Nemanja Vllashkoviq, ka thënë për Kosovo onlajn se klienti i tij nuk sulmoi gazetarët në Lleposaviq më 29 maj dhe për këtë egzistojnë prova ashtu sikurse Vllashkoviq nuk është personi në foto të cilën e publikuan përfaqësuesit e Prishtinës. 

Ministri i punëve të brendshme në Prishtinë Xhelal Sveçla mbrëmë bëri të ditur lajmin e arrestimit dhe në foto që shikohet një person me kapuç dhe syze të errëta në grupin e njerëzve që protestonin, pretendohet se është Nemanja Vllashkoviq.

"Mund të them se në foto nuk është Vllashkoviq, ai në të njëjtën foto në formatin e gjerë qëndron në një radhë ndënjësesh. Nuk është ai agresori i gazetarëve dhe sipas provave tona nuk mundet të jetë ai. Provat e pafajësisë së klientit tim do t’i bëj prezente në gjykatë, përfshirë dhe fotografitë" ka thënë Milkoviq.

Ky i fundit shton se "klienti i tij por edhe ai vetë, dënon çfarëdolloj sulmi ndaj gazetarëve".

Afati për masën e mëtejshme të ndalimit ndaj Vllashkoviqit është mbasditja e nesërme.