Suzana Trajkoviq: Kemi kërkuar ndihmë nga Kfor-i dhe EULEX-i, por pa rezultat

Suzana Trajković
Burim: Prt. Scr.

Suzana Trajkoviq, bashkëshortja e të arrestuarit Sllagjan Trajkoviq, ka vizituar sot Zyrën e EULEX-it në përpjekje për t'i siguruar një vizitë bashkëshortit të saj i cili ndodhet në paraburgim në Prishtinë, por pa rezultat, sepse nuk kishte kujt t'i drejtohej atje.

Ajo ka thënë për Kosovo Online se sot në mëngjes ka shkuar në bazën e EULEX-it për të kërkuar ndihmë, por asnjë nga anëtarët e atij misioni nuk ka qenë i pranishëm.

“Unë kam qenë sot në mëngjes, nuk ka pasur njeri në bazë. Pastaj kam shkuar në KFOR, por nuk kanë pasur përkthyes, kam lënë numërin, por nuk besoj se do të më thërrasë njeri. Detyra e EULEX-it është të jenë në dispozicion të qytetarëve 24 orë në ditë, por padyshim në praktikë nuk është kështu. Të drejtat e kujt i mbron atëherë bashkësia ndërkombëtare, çfarë të drejtash kanë serbët në Kosovë, asnjë”, tha shkurt ajo.

Avokati i punësuar nga Zyra për Kosovë dhe Metohi, aktualisht po përpiqet të mësojë më shumë për të arrestuarin Trajkoviq.