Ugljare pas të shtënave: Banorët të shqetësuar për sigurinë, por janë të vendosur të qëndrojnë

Osnovna škola Ugljare
Burim: Kosovo Online

Prindërit e fëmijëve të cilët mbrëmjen e djeshme ndodheshin në oborrin e shkollës në Ugljare kur persona të panjohur gjuajtën me armë zjarri, shprehen se fëmijët janë mjaft të shqetësuar dhe frikësuar. Familjet sot i ka vizituar kryebashkiakja e Graçanicës Liljana Shubariq, e cila ka dënuar sulmin dhe u bëri thirrje banorëve për vetpërmbajtje dhe unitet.

Salvete Keciq, e ëma e një prej fëmijëve ndaj të cilit mbrëmjen e kaluar është qëlluar me armë, thotë se janë mjaft të shqetësuar por megjithatë fëmijët e saj do t’i çojë në shkollë.

"Një prej komshinjve denoncoi ngjarjen në polici. Im bir tani po fle, është i shqetësuar. Do t’a lejoj të shkojë në shkollë, kemi merak për sigurinë e tij" nënvizon Keciq.

Dukshëm e shqetësuar për ngjarjen ka qenë dhe e ëma e fëmijës së dytë Xhemal Kurtiq.

"Fëmijët ishin të frikësuar kur erdha në shtëpi, thanë se dëgjuan të shtëna dhe se panë një autoveturë. Ishin të frikësuar, por nuk panë targat, veçse dy njerëz brenda automjetit" sqaron Kurtiq.

Përfaqësuesi i fshatit Ugljar Llazar Galiq thotë se incidenti i mbrëmshëm nuk ishte i pari dhe kujtoi mbishkrimet e "UÇK" në murin e shkollës.

"Edhe më herët ka pasur provokime. Apeloj tek prindërit që të qëndrojnë të qetë, e ndërsa organet e rendit, të bëjnë punën e tyre dhe të na nxjerrin në takim" ka thënë shkurtimisht Galiq.

Kryebashkiakja e Graçanicës Liljana Shubariq konfirmon pas vizitës në familjet e fëmijëve që ndodheshin në këndin e lojërave të shkollës ku persona të panjohur qëlluan me armë zjarri, se fëmijët u trembën, ashtu si dhe banorët e Ugljarës, por edhe të gjithë banorët e Komunës së Graçanicës. Ajo shtoi se kjo që ndodhi mbrëmë në Ugljar, nesër mund të ndodhë kudo në komunën e Graçanicës, gjë që i shqetëson edhe më shumë qytetarët.

"Nuk është rastësi kjo që ndodhi para shkollës. Mendoj se fëmijët duhet të kenë liri lëvizjeje, të luajnë lirshëm në oborrin e shkollës së tyre. Nuk shikoj se çfarë nuk ecën për fëmijët, si kudo në botë. duke ecur nëpër fshatin e tyre në mbrëmje dhe që njëkohësisht të jenë të sigurtë. Dënoj këtë lloj ngjarjeje, lus organet hetimore dhe policinë që të nisin sa më parë hetimet dhe të gjenden dhe ndëshkohen autorët. Njëkohësisht apeloj për paqe dhe përmbajtje të bashkëqytetarëve të mi, si dhe komunitetit ndërkombëtar që të reagojnë me qëllim që këto gjëra mos të përsëriten më. Për fat në këtë ngjarje nuk ka pasur viktima, por nuk do të thotë se nuk do të ketë ndonjë përfundim tragjik në incidentin e radhës” tha Shubariq.

Gjatë vizitës së saj në Ugljar, Shubariq asistoi në mbledhjen e Këshillit të prindërve, ku kërkoi, siç tha ajo, praninë e vazhdueshme të patrullave policore dhe që çdo shkollë të ketë një polic, sipas shembullit të shkollave në Sërbi.