Vanovac: Problemet më të mëdha të redaksive sërbe në Kosovë janë siguria dhe kufizimi i aksesit të informacionit

Ivana Vanovac
Burim: Kosovo Online

Kryetarja e SHGK&M Ivana Vanovac tha se dita ndërkombëtare e lirisë së mediave, mediat sërbe në Kosovë e kanë pritur me një sërë problemesh. Ajo theksoi se aksesi i informacionit në Kosovë për redaksitë sërbe është i kufizuar, ndërsa si një prej problemeve më të mëdha theksoi se është çështja e sigurisë në të cilën sipas fjalëve të saj, institucionet nuk janë të gatshme të punojnë. 

"Aksesi i informacionit në Kosovë për mediat sërbe është shumëfish i kufizuar, kemi probleme me gjuhën, me qasje selektive të institucioneve dhe strukturave politike dhe të gjithë atyre që kanë përgjigje që janë të nevojshme për ne dhe për qytetarët tanë. Të gjitha këto janë probleme të mëdha me të cilat gazetarët përballen. Gjithçka që u ndodh qytetarëve, gjithçka që gazetarët raportojnë këtu, janë drejtpërdrejt probleme të gazetarëve dhe redaksive”, theksoi Vanovac.

Sikurse kjo e fundit shton pothuajse të gjithë gazetarët nga redaksitë sërbe ishin të ekspozuar ndaj provokimeve dhe sulmeve. Vullneti institucional që gazetarët të mbrohen, nuk egziston thotë Vanovac. 

“Problemi me të cilin gazetarët përballen është dhe siguria. Ne kemi shfrytëzuar çdo mundësi për të folur rreth kësaj, të gjithë ne të paktën një herë jemi ekspozuar ndaj kërcënimeve, provokimeve dhe fatkeqësisht nuk jemi fare të mbrojtur. Nuk egziston vullnet institucional që gazetarëve t’u tregohet vëmendje, siguri dhe për të punuar më seriozisht për të”, shtoi Vanovac.

Një nga problemet e redaksive sërbe, sipas Vanovacit, është financimi.

"Numri më i madh i mediave në Kosovë financohen nga projektet. Kjo do të thotë se edhe pse mund të mos ketë qëllim direkt të donatorit për të imponuar një temë, ata e bëjnë diku në mënyrë indirekte, duke preferuar disa tema. Kjo kufizon kreativitetin e mediave. dhe i shpërqendron gazetarët e redaksive të vogla nga ajo që janë në thelb, ndërsa kjo është para së gjithash shërbim për qytetarët" thotë Vanovac.
Problem tjetër me financimet, është, mendon ajo, mungesa e vazhdimësisë.

“Çdo projekt financimi nënkupton punë për një periudhë të caktuar kohore, tre deri në gjashtë muaj në rastin më të mirë deri në një vit, çka nuk jep bazën që të rinjtë të qëndrojnë në ato media. Këtu vijmë tek problemi tjetër i cili është problemi i mbajtjes së personelit të ri në media. Kjo është kur ju vijnë të rinjtë, disa gazetarë të pashkolluar, shfrytëzojnë hapësirën tuaj, kohën dhe kapacitetet, trajnohen e më pas bëhen pre e redaksive të mëdha të cilat paguajnë më shumë. Kjo kërcënon të shkatërrojë tërësisht redaksitë në Kosovën qëndrore. Kjo duket se është plotësisht legjitime, ky është ligji i tregut, por na duhet të llogarisim edhe në kolegjialitetin”, theksoi Vanovac.

Si një ndër problemet përmendi çështjen e gazetarëve të rrëmbyer dhe të zhdukur dhe theksoi se SHGK&M këtë çështje sërish do t’a aktualizojë. 

“Rreth gjithë kësaj ne do të vijojmë të flasim dhe kur të jetë Dita Botërore e Lirisë së Medias dhe kur të mos jetë 3 maji” përfundoi Vanovac.