Ushtria serbe në Merdar i dorëzoi KFOR-it një kërkesë për kthim në Kosovë

Merdare: Vojska Srbije predaje zahtev Kforu
Burim: Informer/A.G.

Pjesëtarët e Ushtrisë së Serbisë në Merdar i kanë dorëzuar KFOR-it kërkesën për kthimin e 1000 pjesëtarëve të forcave të sigurisë në Kosovë e Metohi, raporton Novosti.

Presidenti i Serbisë, Alleksandar Vuçiq, ka theksuar mbrëmë se në seancën e Qeverisë është marrë një vendim unanim dhe se mbrëmë fillimisht në formë elektronike, e sot në kalimin administrativ, do t'i dorëzohet zyrtarisht komandës së KFOR-it kërkesa për kthimin e forcave të sigurisë serbe në Kosovë.

"Kërkesa është në përputhje me Rezolutën 1244 të OKB-së për kthimin e një numri të caktuar nga qindra në një mijë në Kosovë e Metohi. Vendimi është marrë unanimisht në përputhje me të drejtën ndërkombëtare", tha Vuçiq.