Vllajiq: Shpresojmë që Todosijeviq të shpallet i pafajshëm në dy muajt e ardhshëm

Nebojša Vlajić
Burim: Kosovo Online

Krahas kërkesës për shtyrjen të vuajtjes së dënimit, avokati mbrojtës i Ivan Todosijeviq ka parashtruar ankesë në Gjykatën Supreme me shpresë se kjo çështje do të zgjidhet brenda dy muajve. Avokati Nebojsha Vllajiq, i cili përfaqëson Ivan Todosijeviqin, për Kosovo Online thotë se shpreson në një lirim.

Sipas vendimit të mëparshëm, Todosijeviq është dashur të paraqitet për ekzekutimin e dënimit më 3 prill, por Gjykata Themelore në Prishtinë, në bazë të kërkesës së avokatit, dje ka marrë vendim për shtyrjen për dy muaj.

Vllajiq theksoi se do të ishte e drejtë të zgjidhej rasti në dy muajt e ardhshëm.

“Ekziston mundësia që të mos zgjidhet brenda dy muajve, por është në interes të sigurisë juridike dhe qytetarëve që paraqesin kërkesa për të marrë vendim. Ne e kemi paraqitur një kërkesë të tillë në Gjykatën e Lartë dhe gjyqtari ka të drejtë të shtyjë vuajtjen e dënimit për disa muaj”, thotë Vllajiq.

Kujtojmë se Këshilli Gjyqësor i Gjykatës Themelore në Prishtinë e dënoi Todosijeviqin në procedurë të përsëritur me një vit burg për deklaratën për Reçakun, të cilin gjykata e vlerësoi si nxitje të urrejtjes, përçarjes dhe intolerancës.