Tifozët rumunë dëbohen nga stadiumi i Prishtinës, thërrisnin "Kosova është Sërbi"

Izbacivanje rumunskih navijača
Burim: Tviter/@samstreetwrites

Tifozët e përfaqësueses rumune janë dëbuar nga stadiumi në Prishtinë gjatë takimit të mbrëmjes së djeshme me Kosovën në kuadër të turit kualifikues për Kampionatin Europian të 2024, pasi thërrisnin në kor "Kosova është Sërbi“ shkruan portali rumun Antena.

Dhjetë minuta para fundit të takimit, organizatorët e tij vendosën që tifozët rumunë urgjentisht të dëbohen nga stadiumi dhe siç bëjnë të ditura burimet nga Antena, vendimi u mor kur tifozët e skuadrës rumune filluan të bërtisnin “Kosova është Sërbi“. 

Përgjatë dëbimit të tifozëve, policia përdori forcë duke i goditur ata me shkopinj. 

Takimi u mbyll me rezultatin 0:0.

Rumania është një prej pesë vendet anëtare të Bashkimit Europian që nuk e njeh Kosovën si shtet.