Cakolli: Vendim i pritshëm i KQZ për ndalimin e Listës Sërbe, por pa themel ligjor

Eugen Cakoli
Burim: Kosovo Online

Hulumtuesi i lartë në Institutin Demokratik të Kosovës Eugen Cakolli vlerëson se vendimi i KQZ për ndalimin e pjesmarrjes së Listës Sërbe në zgjedhjet e ardhshme vendore, me shumë gjasa do të anulohet.

“Ajo çka kemi parë dje në seancën e KQZ ishte diçka që me të vërtetë pritej. Prej kohësh kemi pasur diskurs antagonizmi në perceptimin e Listës Sërbe dhe përzierjen e madhe të përfaqësuesve ndërkombëtarë që biseduan me kryeministrin në largim Kurti dhe të tjerë për të mos përjashtuar partitë politike. Kjo ishte shenjë”, tha Cakolli për Kosovo Onlajn.

Ai theksoi se vendimi i KQZ nuk bazohet në ligj dhe ndaj ka mjaft gjasa të anulohet nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Kundërshtime.

“Besoj se ky vendim nuk bazohet në ligj dhe me gjasa do të anulohet nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Kundërshtime, i cili ka shumë gjasa të çertifikojë Listën Sërbe sepse përmbush kriteret ligjore”, beson Cakolli.

Kur është fjala për akuzat e Lëvizjes Vetëvendosja, të cilat përbëhen në vendimin e KQZ se Lista Sërbe është “organizatë terroriste”, Cakolli thotë se për të tilla deklarata duhet të egzistojë vendim gjykate.

“Ai vendim duhet të përcaktojë qartë se kësaj partie duhet t’i merret çertifikata. Deri atëherë, kanë të drejtën ligjore për të marrë pjesë”, beson Cakolli.

Ky i fundit shpreh bindjen se vendimi i KQZ është “shërbim për Listën Sërbe”.

“Ata do t’a shfrytëzojnë në zgjedhje si propagandë për të shënuar veten si viktima. Për më tepër, (vendimi i KQZ) kërcënon të bëhet armë propagandistike e shtetit sërb në skenën ndërkombëtare për të thënë se institucionet kosovare nuk janë të gatshme t’u lejojnë sërbëve të marrin pjesë në zgjedhje”, tha Cakolli.