Ellek: Lista Sërbe fituese absolute e këtyre zgjedhjeve

Kryetari i Listës Sërbe Zllatan Ellek ka thënë sot në mbrëmje në konferencën për mediat se në bazë të votave të numëruara në të gjitha vendbanimet sërbe në Kosovë, Lista Sërbe është fituese absolute e këtyre zgjedhjeve. Ai shtoi se të dhjetë mandatet në parlament, janë në duart e Listës Sërbe dhe popullit sërb.
“Rezultatet preleminare tregojnë se kemi më shumë se 40.000 vota në këto kushte të pamundura. Dëshiroj t’ju kujtoj për fushatën më të ndyrë e më brutale që u ndërmor ndaj Listës Sërbe dhe terrorit që ndërmori regjimi i Albin Kurtit”, ka thënë Ellek.
Ky i fundit falenderoi të gjithë qytetarët që votuan për Listën Sërbe, të gjithë bashkëatdhetarët dhe sërbët e dëbuar që erdhën dhe votuan për të.
“Mirënjohje për presidentin tonë Aleksandar Vuçiq për urimin si dhe për mbështetjen e fortë të shtetit tonë e popullin tonë përgjatë gjithë këtyre viteve. Falenderojmë dhe Petar Petkoviqin. Populli sërb i tregoi Kurtit dhe bashkësisë ndërkombëtare se kë beson më tepër dhe se nuk e pranon pushtimin e veriut dhe sesa i “kënaqur” është populli me politikën e tij që unë e emërtoj pushtim” ka thënë ai.
Ellek shtoi se kjo është fitore e të gjithë sërbëve dhe sërbeve që kanë vuajtur prej terrorit të Kurtit, por që sot treguan se nuk i’a kanë frikën dhe se flet të pavërteta kur tha se sërbët janë orjentuar nga ai në Prishtinë.
“Kjo është fitore dhe për të gjithë ata sërbë që nuk janë në hapësirën e Kosovës por që kanë dhënë kontribut të madh fitores tonë, veçanërisht njëri prej tyre” ka thënë kryetari i Listës Sërbe.
Në shtabin elektoral të Listës Sërbe në mbrëmje ka nisur të festa.
komentet