Lista Sërbe: Kërcënimet e Kurtit për integrimin e shëndetësisë dhe arsimit nuk janë pjesë e asnjë negociate

Srpska lista broj 170
Burim: instagram/srpskalista

Lista Sërbe është shprehur sot në atë çka Albin Kurti flet me lavdërim për individët sërbë dhe sulmon Listën Sërbe, flet mjaftueshëm rreth asaj se për kë duhet të votojnë sërbët e Kosovës më 12 tetor, në zgjedhjet vendore.

Sikurse theksohet, kërcënimet për një lloj integrimi të shëndetësisë dhe arsimit në sistemin kosovar, nuk janë pjesë e asnjë negociate dhe marrëveshjeje.

"Këto janë shtyllat e mbijetesës së popullit sërb dhe kështu do të mbeten. Të gjitha marrëveshjet ndërkombëtare flasin qartë se këto janë sisteme të ndara dhe për këtë Lista Sërbe nën mbështetjen e popullit sërb. do të luftojë. Megjithatë, ky është kërcënim i qartë ndaj të cilit presim reagim të fortë nga bashkësia ndërkombëtare", theksohet në deklaratë.

Lista Sërbe shprehet se sërbët kurrë nuk do të lejojnë askënd t'u imponojë përfaqësuesit e tyre, pavarësisht sesa me këmbëngulje është tentuar kjo vitet e fundit nga "kuzhina e Kurtit", ashtu sikurse kurrë nuk do t’a "shesin besimin për darkë" dhe nuk do të pajtohen që të tjerët të përcaktojnë të ardhmen e tyre dhe "t'u qepin kapelet".

"E kështu, thërrimet e vogla që u dhanë gjatë kohës së pushtetit të tij të frikshëm, disave që i dëgjuan verbërisht pasuesit, nuk do të blejnë asnjë sërb të ndershëm. Ndërsa shoqërohej me disa shërbëtorë të vet, Kurti mendonte se të gjithë sërbët ishin të tillë përreth tij, të gatshëm të shisnin besimin e tyre për darkë", thuhet në të.

Kurtit i thanë se kurrë nuk do t'i frikësonte, as nuk do t'i pengonte të flisnin publikisht për shtypjen dhe shkeljen e të drejtave të popullit sërb dhe se sulmet e tij ndaj Listës Sërbe dhe proçeset e montuara ndaj udhëheqësve të asaj partie, flasin më së miri për rrugën e drejtë që po ndjek ajo parti dhe korrektësinë e politikës që zbaton.

"Është më mirë të na dënojnë për besnikërinë tonë ndaj popullit tonë dhe që të na kritikojnë çdo ditë sesa të na lavdërojnë. Mjerë sërbi që Albin Kurti e lavdëron", thuhet në deklaratë.