Petkoviq: Lejet e punës formë e re e persekutimit të sërbëve dhe goditje dialogut, Kurti tallet haptazi me BE
Drejtori i Zyrës për K&M Petar Petkoviq ka thënë se deklaratat e Prishtinës për vendosjen e lejeve të punës nën aplikimin e qëndrimit në stacionet policore, paraqet valë të re të persekutimit dhe dëbimit të sërbëve sipas urdhërit direkt të Albin Kurtit.
“Kërcënimet e reja të Prishtinës që sërbëve që jetojnë, qëndrojnë dhe punojnë në Kosovë e Metohi, së shpejti do të jenë të nevojshme sikurse lejet e punës nën aplikimin e qëndrimit në stacionet policore, kanë për synim valë të re të persekutimit dhe dëbimit të sërbëve nën urdhërin direkt të Albin Kurtit. Për shkak të njoftimit të këtyre lëvizjeve të reja eskaluese, Beogradi do të kërkojë prej bashkësisë ndërkombëtare të ndalojë këtë tërbim të Kurtit, që sjell me vete pasoja të pallogaritshme. Nëse BE dhe Pesëshja nuk e ndalojnë Kurtin në qëllimin e tij për të privuar plotësisht popullin sërb nga e drejta e votës, Beogradi do të detyrohet të marrë në konsideratë përgjigje adekuate politike dhe juridike ndaj këtij kërcënimi drastik të të drejtave themelore të popullit sërb përmes lëvizjeve të reja të njëanshme dhe të dhunshme të Prishtinës”, tha Petkoviq.
Ky i fundit shtoi se duket që Albin Kurti ka frikë nga rezultati i zgjedhjeve vendore të 12 tetorit dhe kthimit të katër komunave në veri në duart sërbe.
“Ndaj përpiqet të marrë sa më shumë vendime anti-sërbe, në mënyrë që t’i shkaktojë dëme më shumë popullit sërb. Kështu që dhe ky njoftim, i cili tani po kërcënohet nga policia e Kurtit, është bërë pjesë e fushatës zgjedhore në të cilën Vetëvendosja tenton të rikthejë mbështetjen e zgjedhësve shqiptarë përmes kërbaçit ndaj popullit sërb. Në momentin kur partnerët ndërkombëtarë braktisin Kurtin, ai përpiqet të ndërmarrë hapa edhe më radikalë të njëanshëm duke vendosur në pikëpyetje marrëveshjet e arritura në Bruksel”, tha drejtori i Zyrës për K&M.
Sikurse kujton, Rezoluta e AP të KB e vitit 2010 i dha Unionit Europian mandatin e ndërmjetësimit në proçesin e normalizimit të raporteve mes Beogradit dhe Prishtinës me synim që përmes rrugës së dialogut, të lehtësohet jeta e njerëzve të zakonshëm dhe jo të të bëhet e padurueshme.
“Ndaj, çdo vendim i Prishtinës, që ka për synim që përmes krijimit dhe mbajtjes së kushteve të papranueshme për jetesë të nxisë sërbët dhe joshqiptarët e tjerë të braktisin vatrat e tyre shekullore, paraqet sulm direkt ndaj proçesit të normalizimit të Dialogut dhe është në kundërshtim direkt me Rezolutën e AP të KB të vitit 2010, Rezolutën 1244 (1999) të KS të KB për të cilën do t'i informojmë veçanërisht gjithë përfaqësuesit ndërkombëtarë. Beogradi për këtë çështje konkrete, do të kërkojë reagim konkret jo vetëm verbal sepse është e qartë se Kurti po tall haptazi KB, BE, por edhe të gjithë përfaqësuesit e tjerë ndërkombëtarë që e paralajmëruan të ndalë persekutimin e sërbëve dhe joshqiptarëve të tjerë dhe të kthehet tek Dialogu si mekanizmi i vetëm për zgjidhjen e të gjitha çështjeve të hapura”, konkludon Petkoviq.
0 komentet