Lista Sërbe prej Kostës kërkoi angazhim të fortë të BE në ruajtjen e të drejtave të sërbëve dhe formimin e BKS

Zlatan Elek sa Antoniom Koštom
Burim: Kosovo Online

Delegacioni i Listës Sërbe kryesuar nga kryetari prof. dr Zllatan Ellek, kërkoi sot prej kryetarit të Komisionit Europian Antonio Koshta angazhim të qartë e të fortë të Unionit Europian në ruajtjen e të drejtave të popullit sërb, respektimin e sundimit të ligjit dhe ndaljen e veprimeve të njëanshme që ngrenë edhe më tensionet në terren e mbi të gjitha respektimin e marrëveshjeve të arritura dhe formimin final të Bashkësisë së Komunave Sërbe që është premtuar para 13 vitesh.

Sikurse bëhet e ditur në deklaratën e Listës Sërbe, në takim me Koshtën u bisedua për të gjitha rreth pozitës së rënduar të popullit sërb në Kosovë, domosdoshmërinë e respektimit të të drejtave themelore njerëzore e politike të sërbëve, si dhe arrestimet gjithnjë e më të shpeshta dhe të pabaza, të cilat sikurse theksuan, po bëhen praktika shqetësuese.

Përfaqësuesit e Listës Sërbe vurën në dukje se populli sërb prej vitesh është përballur me presione institucionale, diskriminim dhe lëvizje të njëanshme të pushtetit në Prishtinë, ku dëmtojnë më tej sigurinë dhe besimin mes qytetarëve.

Bëhet e ditur se veçanërisht u vu në dukje se fushata aktuale zgjedhore sërish po zhvillohet "pas shpinës së popullit sërb", duke pasur parasysh se

"Fushata nisi me arrestimin e krerëve të institucioneve sërbe për të cilët Lista Sërbe kërkoi që procedurat e mëtejshme t’i mbrojnë në liri, duke pasur parasysh se nuk egziston arsye për mbajtjen e tyre", shtohet në deklaratë.

Gjithashtu, delegacioni vuri në dukje dhe bastisjen e institucioneve kosovare në stacionet hekurudhore në veri të Kosovës, si dhe vendosjen e njëanshme të emrave të rrugëve në zonat sërbe pa asnjë konsultim me përfaqësuesit e popullit sërb, ndonëse për këtë çështje tashmë ka nisur procedurë gjyqësore dhe është duke vazhduar.

Përfaqësuesit e Listës Sërbe sërish përsëritën se sërbët dëshirojnë paqe, stabilitet dhe dialog, por njëkohësisht presin që të drejtat e tyre të mbrohen dhe të respektohen në përputhje me vlerat europiane dhe detyrimet ndërkombëtare të marra përsipër.