Koshta: Normalizimi i marrëdhënieve, kyç për të ardhmen europiane të Kosovës e Sërbisë
Presidenti i Këshillit të Unionit Europian Antonio Koshta theksoi sot në Prishtinë se normalizimi i marrëdhënieve është kyç për të ardhmen europiane të Kosovës e Sërbisë.
Koshta në konferencë për mediat, nënvizoi se dialogu është kyç për avancimin drejt rrugës europiane dhe shtoi se është bërë përparim dhe se duhet të sigurohet implementimi i Marrëveshjes së Ohrit.
Duke kujtuar se këtë fundjavë në Kosovë mbahen zgjedhjet, u përcolli bashkëbiseduesve të tij në Prishtinë mesazh të qartë se partneriteti është i lidhur me përgjegjësinë.
"BE mund të mbështesë Kosovën, por nuk mund t'i bëjë detyrat e shtëpisë. Kosovës i nevojiten institucione të forta dhe funksionale, të afta për të zbatuar reformat. Në takime i inkurajova aktorët politikë që t’a vendosin integrimin europian në vend të parë, mbi ndasitë. Kushtetuta kosovare përmban qartë vlera europiane, sikurse janë dialogu dhe respekti i të gjitha komuniteteve. Liderët politikë duhet t’a sigurojnë këtë në praktikë", theksoi Koshta, duke shtuar se është e domosdoshme të sigurohet forcimi i marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë.
Koshta tha se BE mbështet Kosovën në rrugën europiane.
"Prej vitit 1999, BE është partneri më i fortë dhe më i besueshëm i Kosovës. Deri më sot, kemi investuar 3.7 miliardë euro në fusha të shumta. Jemi të gatshëm të bëjmë më shumë sepse besojmë se e ardhmja e Kosovës është në BE", tha Koshta.
Ky i fundit përsëriti se në kohën e destabilitetit dhe pasigurisë gjeopolitike globale, zgjerimi i Unionit nuk është veçse mundësi, por nevojshmëri gjeostrategjike për Europën, investim tek paqja dhe stabiliteti i kontinentit.
Çmoi përafrimin e plotë të Kosovës me politikën e jashtme dhe të sigurisë dhe tha se ky është sinjal i qartë i orientimit strategjik të Prishtinës.
Kosova paraqiti kërkesë për marrjen e statusit të kandidatit qysh në vitin 2022
Duke i’u përgjigjur pyetjeve të gazetarëve nëse mungesa e përgjigjes nga BE në lidhje me kërkesën e Kosovës për marrjen e statusit kandidat është rezultat i situatës në Kosovë, përfshirë dhe proceset e shpeshta zgjedhore, apo mosunifikimin në BE për çështjen e njohjes, Koshta tha se egziston dakordësi në lidhje me axhendën e reformave, si dhe në procesin e pranimit dhe se është shumë e rëndësishme që Kosova hap pas hapi të zbatojë atë çka është dakordësuar.
"Jam i bindur se në fund të procesit nuk do të kemi probleme nga ana e BE, por deri atëherë na nevojitet konsensus i gjerë kombëtar. Përsa i përket pranimit në BE, kjo mund të shndërrohet në veprime konkrete dhe arritëm të mbajmë rrugë të qartë sesi të arrijmë tek ky zgjerim për Kosovën", tha Koshta.
Pyetjes sesi mund të pritet vijimësi të dialogut të nivelit të lartë, kur mungon përgjegjësia për Banjskën, Koshta tha se të gjithë duhet të fokusohen tek e ardhmja.
"Unioni Europian është projekt paqësor, u krijua kur, para së gjithash, Gjermania dhe Franca vendosën të kapërcejnë historinë dramatike dhe të kthehen drejt të ardhmes së begatë. Të gjithë ne kemi patur disa probleme me fqinjët tanë në të kaluarën, ndonjëherë shumë dramatike, por duhet të vendosim se çfarë dëshirojmë-të ardhme të përbashkët apo të kaluar në të cilën urrehemi. Duhet të fokusohemi tek e ardhmja. Dhe atë që them këtu, e them dhe në Beograd. E rëndësishme është që BE të angazhohet tek dialogu, që dhe Beogradi të jetë i angazhuar në të, që të gjithë të kenë mirëbesim dhe duhet të paranjihet se fokusi është në tek e ardhmja", tha Koshta.
Presidenti i Këshillit Europian bisedoi sot në Prishtinë me ushtruesen e detyrës së presidentit të Kosovës Albulena Haxhiu dhe me kryeministrin në mandatin teknik, Albin Kurti.
Në ditët e mëparshme, vizitoi Sarajevën, Tiranën dhe Shkupin, dhe në vazhdim të vizitës së tij në rajon, do të vijë në Beograd, nga ku do të shkojë në Tivat në Samitin BE-Ballkani Perëndimor.
0 komentet