Mekgark: Pjesëmarrja e të gjitha komuniteteve në procesin zgjedhor thelbësore për stabilitetin demokratik
Në lidhje me vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për të mos konfirmuar pjesëmarrjen e Listës Serbe në zgjedhjet lokale më 12 tetor, Misioni i OSBE-së në Kosovë thekson se e drejta për të marrë pjesë në zgjedhje të lira dhe të ndershme është gur themeli i qeverisjes demokratike dhe një element thelbësor i jetës politike gjithëpërfshirëse.
“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka luajtur për vite me radhë një rol kyç në kultivimin e standardeve zgjedhore në Kosovë. Përjashtimi i aktorëve politikë minon pluralizmin demokratik, dobëson besimin tek institucionet dhe zvogëlon mundësitë që të gjitha komunitetet të përfaqësohen në mënyrë të drejtë”, theksoi shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Gerard Mekgark, në rrjetin social “X”.
Misioni nënvizon se pjesëmarrja e plotë dhe e sinqertë e të gjitha komuniteteve në procesin zgjedhor është thelbësore për qëndrueshmërinë, integritetin dhe stabilitetin afatgjatë demokratik.
Mekgark shtoi se Misioni i OSBE-së do të vazhdojë të ndjekë me kujdes situatën, duke përfshirë edhe procedurat e mëvonshme ligjore që mund të zhvillohen përmes Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa si përgjigje ndaj vendimit për të mos certifikuar Listën Serbe për pjesëmarrje në zgjedhje.
0 komentet