Radakoviq: Zgjedhësve u është ndërruar qendra e votimit në komuna të tjera, KQZ ka ndërmarrë proçes antiligjor

Dušan Radaković
Burim: Kosovo Online

Koordinatori për katër komunat në veri para Demokracisë në Veprim, Dushan Radakoviq ka thënë se gjatë votimit të sotëm janë shënuar më shumë se 100 raste në të cilat zgjedhësve u është ndryshuar qendra e votimit në një tjetër komunë, madje edhe tek ata tek të cilët nuk kanë kontakt. Ai vlerësoi se proçesi i votimit nisi “çuditshëm” dhe se për parregullsitë e shumta, përgjigjësia bie mbi Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve, ndërsa tha se pjestarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme, me kërkesë të KQZ u përfshinë paligjshmërisht tek komisionet zgjedhore.

Radakoviq për Kosovo Onlajn theksoi se është interesante që deri më tani janë evidentuar gati 100 raste që zgjedhësve u kanë ndryshuar qendrën e tyre të votimit.

"Por jo ndryshim në të njëjtën komunë, por ndryshoi në komuna krejtësisht të ndryshme me të cilat ata kurrë në jetë nuk kanë patur kontakt. Ka ndodhur që njerëzit, të cilët kanë jetuar gjithë jetën e tyre dhe kanë lindur në pjesën veriore të Mitrovicës, duhet të votojnë në Istog. Më 9 shkurt, ata votuan, për shembull, në Shkollën Teknike, ndërsa tani duhet të votonin në Istog, në Vushtrri, në Klinë, në Mitrovicën Jugore, etj. Kishte probleme edhe në Zveçan, ku ndërruan shkolla, ka shumë njerëz nga Zveçani që u vendosën që të votonin në Mitrovicën e Veriut, ku kurrë në jetë nuk kanë pasur lidhje dhe votojnë prej 10 vitesh në Zveçan. Kështu që se çfarë ka bërë Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve nuk e di, por që kjo është vërtet katastrofë”, tha Radakoviq.

Ky i fundit tha se në Komunën e Lleposaviqit me kërkesë të KQZ, 13 pjestarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme, u vendosën që të plotësonin numrin e njerëzve pasi nuk ishte i mjaftueshëm në komisionet zgjedhore çka sikurse thotë është e paligjshme.

“Sigurisht jo me uniformë. Kjo është e kundraligjshme me të dyja këmbët, por që proçesi po vazhdon në bazë të kërkesës së KQZ, sigurisht që kështu është dhe në Mitrovicë, ndoshta dhe në Zveçan apo Zubin Potok, unë prej këtij momenti nuk kam informacione, por që proçesi me të vërtetë nisi çuditshëm dhe gjithçka vjen prej Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve. Ne vazhdimisht akuzojmë zgjedhjet komunale, por ata njerëz me të vërtetë luftojnë që të jetë gjithçka sipas ligjit. Mendoj se shumë gabime kanë nisur nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve”, ka thënë Radakoviq.

Ky i fundit ka thënë se pjesmarrja është pothuajse e njëjtë dhe se mund të ndodhë që në orën e fundit të jetë dhe më e lartë çka është interesante dhe simptomatike.

“Përherë në zgjedhjet vendore do të ketë numër të ulët të zgjedhësve sesa në zgjedhjet parlamentare dhe kjo tregon sesa është me rëndësi dhe për institucionet, largimi i kryekomunarëve shqiptarë në veri, kështu që mund të ndodhë që ndonjë përqindje të jetë më e lartë sesa pjesmarrja e zgjedhjeve të 9 shkurtit”, ka thënë Radakoviq.