Tregu shqiptar gjithmonë e më sfidues për biznesmenët sërbë

Albanija - primorsko mesto Talje
Burim: Kosovo Online

Iniciativa e Ballkanit të Hapur ka çelur mundësi për përfitime të reja të prodhimeve nga kompanitë sërbe në tregun shqiptar duke inkurajuar biznesmenët nga Sërbia të ofrojnë produktet, shërbimet dhe bashkëpunimin e tyre me partnerët shqiptarë. Në tregun shqiptar gjithmonë e më shumë ndesh prodhime sërbe, por edhe kompani që kanë çelur përfaqësitë e tyre në këtë vend.

Që Shqipëria po zhvillohet dhe ndërtohet me shpejtësi dhe që ka potencial për bashkëpunim më të madh me vendin tonë, e konfirmojnë kompanitë sërbe të prodhimit të tubove plastike "Peshtan" e cila operon në Shqipëri prej 11 vitesh.

Ballkani i Hapur ndikoi pozitivisht në biznesin e tij thotë për Kosovo onlajn përfaqësuesi i firmës sërbe "Peshtan" në Shqipëri Julian Ajkoviq.

Sipas tij Shqipëria është një kantier i madh ndërtimi dhe nga viti në vit rritet kërkesa e prodhimeve të "Peshtanit" kualiteti i të cilave përmbush të gjitha kërkesat e tregut shqiptar.

"Ballkani i Hapur patjetër lehtëson bashkëpunimin me partnerët shqiptarë dhe kjo mundëson përfitime nga mallrat mes vendeve të rajonit dhe mendoj se ky është një hap pozitiv dhe një nismë që do të kontribuojë shumë në tregtinë rajonale” thotë Ajkoviq.

Për të shtrirë biznesin e vet në Shqipëri ka treguar interes mes të tjerave edhe prodhuesi më i madh sërb i mobilimit Simpo nga Vranja. Kompani e cila ka një traditë të gjatë dhe të suksesshme në produktet kualitative, mund të pozicionohet lehtësisht në tregun shqiptar shprehet drejtori i "Simpo" Slagjan Dishiq.

Si kompani ku përqindjen më të madhe të kapitalit e ka shteti, Simpo përvec prodhimeve dhe përfitimeve nga mobiljet, merret edhe me mobilimet dhe enterieret e hoteleve, restoranteve, objekteve të tjera të banimit apo biznesit.  

“Jemi prezent në shumë tregje në Evropë dhe në botë, ndaj vetë ideja dhe fillimi i realizimit të iniciativës së Ballkanit të Hapur, paraqet një mundësi të madhe për ne. Ajo që është shumë e rëndësishme për ne, sipas shumë analistëve europianë, Shqipëria është një nga vendet më premtuese për zhvillimin e turizmit në dhjetë vitet e ardhshme. Aty ku zhvillohet, ku ndërtohet, aty është shanci më i madh i “Simpo”. Ajo që kemi parë disa ditë më parë, është se vërtet po ndërtohet shumë, kemi takuar disa investitorë, pronarë hotelesh që janë në ndërtim e sipër dhe ky është një shans dhe optimizëm i madh për ne që do t'ia dalim me sukses që në vitet pasardhëse të zëmë një pjesë të tregut shqiptar. Ballkani i Hapur përfaqëson një mundësi të madhe për ne biznesmenët, duke qenë se qarkullimi i lirë e njerëzve dhe qarkullimi i mallrave, shërbimeve dhe kapitalit është lehtësuar", ka thënë Dishiq.

Sipas fjalëve të tij Shqipëria paraqet një shanc për SIMPO-n të shfrytëzojë diferencën e këtij tregu. Ai sqaron se me potencialin që ka kompania sërbe e mobiljeve në kapacitetin prodhues, stafin profesional, produktet e dizenjimit të cilësisë së lartë, mund të jetë jashtëzakonisht konkurruese në tregun shqiptar.

“Konkurrenca është shumë serioze kur bëhet fjalë për prodhimin e mobiljeve në Shqipëri, mes prodhuesve, por edhe importuesve të mobiljeve nga e gjithë bota. Ne e respektojmë vërtet konkurrencën, nuk kemi frikë nga konkurrenca, sepse kemi pajisur qindra hotele nga vendet skandinave, përmes evropës Qëndrore, ish-Jugosllavi, në vendet e rajonit, në vendet arabe, në mënyrë që të ekzistojnë të gjitha parakushtet që ne të mbajmë një pozicion solid edhe në Shqipëri" ka thënë Dishiq.

Më herët në brigjet shqiptare ndërtohesin bunkerë dhe gjithëfarë objektesh betoni. Sot kanë mbirë vendbanime moderne turistike me apartamente luksoze, hotele dhe restorante.

Njëra prej tyre është dhe "Tale resort" ndërtuar në qytetin e Lezhës-në një vend të vogël të quajtur Tale, ende i pazbuluar për turistët. Kompania SIMPO nga Vranja ka një shanc për të ofruar shërbimet e veta në pajisjen me mobilje të apartamenteve dhe hoteleve në këtë vend. Investitori i këtij resorti mjaft të suksesshëm, është biznesmeni shqiptar dhe njëkohësisht konsulli i nderit i Austrisë Gjergj Liqezja i cili së bashku me partnerët italianë ka ndërtuar 460 apartamente, hotel, restorante si dhe të objekte të tjera luksi me të gjithë brendinë e pajisjeve.

"Ndërtimi i 'Tale resort” daton tetë vjet të shkuara dhe deri më tash kemi shitur rreth 30% të apartamenteve blerësve nga Italia dhe vendeve të rajonit. Ky vend ka një pozicion të mirë gjeostrategjik dhe afër gjithçkaje. Shpresoj të kemi edhe blerës nga Sërbia si një vend i rëndësishëm i Ballkanit. Falë Ballkanit të Hapur tani egzistojnë mundësi për ndërtimin dhe pajisjen e këtij kompleksi edhe me pjesmarrjen e firmave nga Sërbia", shprehet Liqezja për Kosovo onlajn.

Ndërtimi dhe përfundimi i autostradës Nish-Merdare do të ishte një shanc i madh për ardhjen e turistëve në rivjerën shqiptare” përfundoin Liqezja.