Bisedë e pashmangshme, përndryshe-edhe Sërbia do shkelë Rezolutën 1244 të KS të OKB

Skupština Srbije
Burim: Printskrin

Propozimi franko-gjerman pra europian për Kosovën, nuk është i pranueshëm për Sërbinë, nëse nënkuptohet njohje eksplicide të Kosovës dhe pranimin e anëtarësisë së saj në Kombet e Bashkuara, pasi Sërbia, nuk do ta pranojë, por Beogradi mund të hyjë në bisedime dhe nëse këtë nuk e bën, vetë do të shkelë Rezolutën e Këshillit të Sigurimit nr 1244 të Kombeve të Bashkuara, shprehen analistët.

Pas informimit të publikut prej presidentit të Sërbisë Aleksandar Vuçiq për egzistencën e një propozimi të ri franko-gjerman për Kosovën dhe kur në media kanë “rjedhur” pjesë të këtij dokumenti, duket se reagimi më i zhurmshëm ka qenë pjesa e djathtë e spektrit politik, në një qëndrim të qartë se propozimi duhet refuzuar, sepse përfaqëson kapitullim.

Kundërshtimet e tyre i bërën të ditura gjatë seancës në Kuvendit e Sërbisë, kushtuar kësaj teme, kur përveç incidenteve, partitë parlamentare “të djathta”-Dveri, Zavetnici dhe koalicioni Nada mbledhur rreth PDS (DSS e Re), vendosën. për të vepruar së bashku për këtë çështje, duke e kundërshtuar me forcë propozimin, ndonjëherë edhe duke kërkuar që negociatat të kthehen në kujdesin e OKB.

Ata e kundërshtuan pasi propozimi ishte sekret, por nuk e shfrytëzuan rastin për të marrë një të dhënë të plotë të dokumentit, pasi u tërhoqën të shkonin tek presidenti, me pretendimin se nuk dëshironin, nëse publiku nuk mund të informohej për atë se çfarë egziston në këtë propozim.

Politologu Boban Stojanoviq thotë për Kosovo onlajn se të paktën ajo çfarë është parë nga plani, është e papranueshme, nëse është një marrëveshje, siç tha dhe vetë presidenti Vuçiq-mes dy shteteve, pa njohje eksplicide, pasi kur nënshkruhet një marrëveshje e bazuar në "dy shtete", kjo është një marrëveshje ndërshtetërore.

“Në këtë kuptim, marr vesh se përse një pjesë e skenës politike partiake mendon se duhet refuzuar, por nuk do ta quaja kapitullim. Në këtë moment jam kundër të thuhet-nuk do të negociojmë. Mendoj se askush nuk e ka thënë këtë, se të gjithë aktorët kryesorë politikë, përfshirë Dveri dhe Zavetnici, kanë thënë se negociatat duhet të vazhdojnë, por jo që Sërbia të lejojë anëtarësimin në OKB”, tha Stojanoviq.

Kur bëhet fjalë për pasojat e refuzimit të kësaj marrëveshjeje, Stojanoviq thekson se Sërbia në 15 vitet e fundit, pa njohjen dhe anëtarësimin e Kosovës në OKB, nuk ka pësuar ndonjë sanksion serioz madje ai beson se është pikërisht e kundërta, por shton se nëse propozimi refuzohet, duhet të mësohet saktësisht nëse do të ndërpritet integrimi formal evropian, nëse kërcënohemi me sanksione ekonomike dhe politike.

Edhe pse presidenti Vuçiq tha se 90% e asaj që është zbuluar nga media është e vërtetë, publiku zyrtarisht nuk është në dijeni të përmbajtjes së propozimit, ndaj është jo mirënjohëse të komentohet ky propozim, thotë Predrag Rajiq nga Qendra për Stabiliteti Social, e ndërkohë thekson se Sërbia sigurisht duhet të negociojë.

Rajiq kujton se Sërbia është e obliguar edhe përmes Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB për të negociuar statusin përfundimtar të Kosovës, ku thuhet qartë se statusi përfundimtar i saj, do të arrihet përmes negociatave direkte mes Beogradit dhe Prishtinës, përkatësisht palës sërbe dhe asaj shqiptare.

“Pra, nëse do të refuzonim të negocionim për statusin e K&M, do të shkelnim të gjitha marrëveshjet dhe rezolutat e nënshkruara më parë përfshirë ato që ne vetë i referohemi dhe që na garantojnë të drejtën për provincën tonë jugore, e cila përfshin vetë Rezolutën 1244”, tha Rajiq për Kosova Online, duke folur për pasojat e mundshme të refuzimit të propozimit dhe negociatave mbi këtë bazë.

Rajiq shton se mbetet për t’u parë sesi do të vijojë dhe si do të duket procesi i projekt-platformës franko-gjermane për bisedime. 

Për të është e qartë se deri më tani ka pasur progres në negociatat me perëndimin, pasi Beogradi nuk insiston më në njohjen e pavarësisë së shpallur në mënyrë të njëanshme të Kosovës.

“Sërbia ka vijat e veta të kuqe, nuk dëshiron dhe nuk do t’a njohë pavarësinë e vetshpallur të Kosovës dhe nuk dëshiron të pajtohet me kërkesën e saj për anëtarësimin e plotë në OKB. Gjithçka tjetër është ndonjë moment ku mund të bisedohet. Si për statusin e sërbëve në K&M, ashtu edhe për statusin e K&M në Sërbi“, ka thënë Rajiq.

Pyetjes nëse propozimet e opozitës së “djathtë” janë realiste, apo me vetëdije “luajnë” me emocionet, Rajiq thotë se synimi i tyre është të nxjerrin përfitime politike dhe të sigurojnë vota të mjaftueshme për të qenë prezent në parlament, ndërsa për temat e nxehta dhe probleme ofrojnë zgjidhje të lehta e të thjeshta.

“Ky është përkufizimi i demagogjisë dhe populizmit”. Sigurisht përdorin trike manipuluese, këmbëngulin të paraqesin gjithçka në një prizëm emocional, por asnjë nga ato opsione nuk ofron zgjidhje, nuk thonë se çfarë mund dhe duhet të ndodhë dhe si planifikojnë ta realizojnë atë. Është thellësisht dëmtuese për shoqërinë. Dhe për të gjitha këto opsione në një moment kaq të rëndësishëm, ata po sillen në mënyrë jashtëzakonisht të papërgjegjshme”, theksoi Rajiq.

Edhe partitë e djathta mbështetën protestën para Presidencës në festën kombëtare, të cilën Rajiq e konsideron si një veprim të gabuar me pasoja afatgjata, pasi ata janë në krahë të dhunuesve, duke shtuar se autoritetet shtetërore me këtë rast, duhet të shqyrtojnë rolin e të gjithë aktorëve politikë.

“E djathta ekstreme nuk mund të vijë në pushtet përmes zgjedhjeve dhe për këtë, mbështet dhunën si mënyrë e luftës politike, pasi beson se mund të vijë në pushtet përmes kaosit në rrugë. Sigurisht që nuk përjashtohet mundësia që ata të kenë kontakte direkte me shërbimet e huaja dhe kjo duhet të hetohet. Nuk duhet të kemi iluzione, të gjithë aktorët botërorë këtu po përpiqen të gjejnë kontraktorë për planet e veta dhe ata udhëhiqen ekskluzivisht nga interesat e tyre, e ndërkohë që interesi i Sërbisë është paqja dhe stabiliteti”, tha Rajiq.

Stojanoviq thekson se politika e çdo opsioni, organizimi, nuk duhet të jetë vetëm çështje e Kosovës, sepse për qytetarët e thjeshtë është çështje e “vijave të kuqe” me të cilat Sërbia nuk duhet të dakordësohet.

“Rreth kësaj se kush do të prodhojë energji, nëse në fatura do të qëndrojë kjo apo ajo, çfarë targash do të jenë... Të gjitha këto mund të negociohen, por nuk mendoj se është lojë emocionesh pranimi i anëtarësimit të Kosovës në OKB. Është edhe një ndryshim faktik i Kushtetutës dhe i territorit të këtij vendi. Thjesht, është një pyetje emocionale, por më shumë racionale”, thotë Stojanoviq.

Ky i fundit shton se duhet negociuar për gjithçka, për gjërat teknike, jetën e njerëzve, liqenet, minierat, targat, së bashku me dy “vijat e kuqe”, njohjen dhe anëtarësimin në OKB, të cilat, thotë ai, janë të njëjta për të gjithë.

Kur bëhet fjalë për protestat, ai thotë se nuk i shkon për shtat opozitës që i ka mbështetur, sepse ka qenë një numër i vogël njerëzish, por shton se nuk do të habitej nëse “inskenohej historia për mbajtjen dhe gjetjen e armëve“, se sigurisht që snajperi nuk ishte ai që duhej t’a mbante dikush, por kjo shkon në favor vetëm të qeverisë.

Ai shton se historitë me shërbimet e huaja janë “pjesë e folklorit”.